Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I dërguari i Trump takim edhe me ministren e re të Shëndetësisë, Spahiu: Shqipëria dhe SHBA ndajnë një partneritet të fortë

Shkruar nga Newsbomb
I dërguari i Trump takim edhe me ministren e re të
Kodiana Spahiu dhe Poplo Zampolli

Ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu ka zhvilluar këtë të hënë një takim me të dërguarin e Posaçëm të Presidentit Donald Trump, Paolo Zampolli.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”, Spahiu është shprehur se gjatë takimit është diskutuar mbi “marrëdhëniet e shkëlqyera” mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Zhvillova një takim tejet miqësor dhe konstruktiv me Ambasadorin Paolo Zampolli, të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Donald Trump dhe Përfaqësuesin Special të Qeverisë Amerikane për Partneritetet Globale. Gjatë bisedës diskutuam mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rëndësinë e aleancës sonë strategjike dhe mundësitë e shumta për partneritete konkrete në sektorë të ndryshëm, në shërbim të zhvillimit të vendit dhe qytetarëve.

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi vlera dhe interesa të përbashkëta, ndërsa bashkëpunimi ynë vijon të thellohet në fusha me rëndësi strategjike. Në këtë kontekst, mikpritja e Shqipërisë për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm është një tjetër dëshmi e rolit në rritje të vendit tonë si partner i denjë i Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe i angazhimit tonë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, shkroi Spahiu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese