Ahmetaj: Rama kontrollon drejtësinë, gjurmët janë të dukshme! Flas për atë që i ndodh Shqipërisë prej vitesh

Ahmetaj: Rama kontrollon drejtësinë, gjurmët janë të dukshme! Flas për atë që i ndodh Shqipërisë prej vitesh

18:12, 08/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë ekskluzive në ‘Task Forcë’ me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, thotë se kreu i organizatës kontrollon segmente të caktuara të drejtësisë dhe se gjurmët janë të dukshme.

"Në raport me këtë betejë jo për veten time por për vendin, se në finale beteja ime personale ka hyrë në një makineri të grirjes së mishit. Ka qenë qëllimi i kreut të organizatës që kundërshtarët e vet i fut në makineri.

I vë sistemin përpara dhe më pas tallet duke thënë plasni kokën atje, ndërkohë segmente të caktuara të drejtësisë, qoftë në organet e hetimit apo gjykata janë drejtëpërsëdrejti në kontrollin e tij dhe gjurmët janë të dukshme si kontrollohet.

Unë nuk po flas për pjesën time por për atë që po I ndodh prej të paktën 6 viteve Shqipërisë. Minimalisht 6 vite" 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco