E rëndë në Velipojë, 68-vjeçari nga Kosova humb jetën në det, çfarë dyshohet

7 Shtator 2026, 18:20Kronika TEMA
E rëndë në Velipojë, 68-vjeçari nga Kosova humb

Një 68-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën sot në Velipojë, teksa po lahej në det.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”.

Sipas Policisë, 68-vjeçari me inicialet S. B. dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që ishte në det. Për pasojë, ai është mbytur.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rastit.

1 Komente

  1. A
    Arbeni

    Këta policët tanë të hanë mutin të gjithë.Pfarë do investigojnë ata,sytë e tyre ? Arsyen e vdekjes e përcakton mjeku ligjor,jo policët ????????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje