Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarri pranë varrezave dhe Kishës në Rras të Lezhës, Pjerin Ndreu sqaron situatën: Para se të venë kujën, të japin kontribut (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri pranë varrezave dhe Kishës në Rras të Lezhës,
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka sqaruar rrethanat në lidhje me situatën e zjarreve në zonën e Ungrejt, duke deklaruar se nuk ka vend për panik. Ai ka bërë me dije se flakët të cilat prekën varrezat në fshatin Rras janë shuar tashmë pa shkaktuar dëme serioze.

Ndreu tha se zjarri është përballuar prej një jave në një terren tejet të vështirë, ndërsa theksoi se nuk ka pasur dëmtime serioze në banesa apo varreza.

“Para se te vene kujen, te japin kontribut! Asgje ska ndodhe ne banesa dhe varreza me dem serioz! Mos u ekzaltoni nga qejfi!”, ka shkruar Ndreu duke kritkuar kështu mënyrën e raportimit të situatës nga disa persona.

Postimi i plotë:

Nuk ka vend per panik, Ne Rras ka hyre flaka ne varreza ndersa eshte fikur pa asnje pasoje ndersa filmohej nga “madheshtore” per tu ekzaltu ne rrjete sociale!

Ka nje jave qe luftohet me zjarrin atje ne nje terren teper te veshtire! Para se te vene kujen, te japin kontribut! Asgje ska ndodhe ne banesa dhe varreza me dem serioz! Mos u ekzaltoni nga qejfi!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese