Finlanda ndërton një gardh në kufirin me Rusinë: Nuk e dimë çfarë na pret nesër, të jemi të përgatitur
Finlanda përuroi të hënën një gardh prej 200 kilometrash në kufirin e saj me Rusinë, ndërsa marrëdhëniet midis dy vendeve janë të tensionuara. Finlanda e ka mbyllur kufirin me Rusinë në dhjetor 2023, pas mbërritjes së më shumë se 1,300 Emigrantëve pa viza.
“Sot, situata është e qetë, por e tensionuar dhe nuk e dimë vërtet se çfarë na pret nesër. Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt, kështu që duhet të jemi plotësisht të përgatitur”, tha ministrja e Brendshme finlandeze, Marie Rantanen.
Në vitin 2023, Finlanda akuzoi Rusinë për zhvillimin e “luftës hibride” duke orkestruar mbërritjen e shtetasve të vendeve të treta në kufijtë e saj, akuza që Kremlini i hodhi poshtë.
Këto ngjarje ndodhën disa muaj pasi Finlanda i dha fund neutralitetit ushtarak prej dekadash.
“Kjo është pjesë e sistemit tonë të sigurisë kufitare dhe na ndihmon me mbikëqyrjen, por gjithashtu na lejon, nëse është e nevojshme, të parandalojmë njerëzit të hyjnë në territorin finlandez”, tha Rantanen.
Gardhe të ngjashme janë ngritur në Letoni, Lituani dhe Poloni përgjatë kufijve të tyre me Bjellorusinë, si dhe në Estoni në kufirin e saj me Rusinë, për të ndaluar fluksin e emigrantëve.
Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane
Kallas: BE dhe 12 vende janë pro sanksioneve ndaj vendbanimeve izraelite
- 22:25 “Mund të ketë qenë i alkoolizuar”, Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mengjesit tek shtëpia e…
- 22:17 “Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
- 21:59 Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
- 21:56 Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
- 21:48 Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 21:36 Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane