Një banesë në fshatin Levan të Fierit është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Mësohet se shtëpia nuk ishte e banuar në momentin kur shpërthyen flakët. Pronari i banesës, Barjam Sulejmani, ka deklaruar se nuk ndodhej në banesë kur ajo u përfshi nga zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt ose shkëndijë elektrike.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe efektivët e policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për përcaktimin e shkakut të saktë të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e dëmeve.














