Rezultati i zgjedhjeve në shtetin gjerman të Saksonisë-Anhaltit, ku AfD e ekstremit të djathtë doli fituese, megjithëse pa asnjë pushtet, ka shkaktuar reagime të forta.
Aktivistët dhe organizatat e të drejtave të njeriut dolën më parë në rrugët e qyteteve kryesore gjermane për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve.
Konkretisht, mijëra njerëz në të gjitha qytetet kryesore të Gjermanisë, si Frankfurti dhe Berlini, demonstruan duke mbajtur banderola me Merzin me… brirë dhe bluza me slogane në favor të demokracisë dhe lirive e të drejtave të njeriut.
Në të njëjtën kohë, flamujt gjermanë dhe të Bashkimit Evropian ishin të dukshëm.
Të paktën 5,000 qytetarë u mblodhën në Berlin dhe në Portën e Brandenburgut, ndërsa pati edhe tensione me forcat lokale të policisë.
Merz: Jemi thellësisht të tronditur
Më herët, kancelari Friedrich Merz tha se Gjermania e kishte lënë pas nacionalizmin prej kohësh dhe nuk do të lejonte që të shfaqej një trend i ri, i ngjashëm.
“Jemi thellësisht të tronditur. Nuk e prisnim në një masë të tillë”, tha ai, duke shtuar se rezultati, si çdo rezultat zgjedhor në një demokraci, duhet të respektohet.
Kancelari iu referua faktit se afërsisht 60% e votuesve iu drejtuan asaj që ai e përshkroi si “parti jodemokratike”, përfshirë AfD, BSW dhe Die Linke në të njëjtin raport.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi, ndër të tjera, se institucionet demokratike të Gjermanisë mbeten të forta dhe janë në gjendje të mbrojnë regjimin, ndërsa përmendi traditën politike të Konrad Adenauer dhe Helmut Kohl, të cilën, siç tha ai, dëshiron ta vazhdojë.
#IGR: Protests broke out across German cities such as Berlin and Frankfurt following the far-right Alternative for Germany (AfD) party's historic victory in the Saxony-Anhalt state elections. pic.twitter.com/cH3piF3aXE
— India Global Review (@IGR_Media) September 7, 2026
Eshte shume e qarte qe pse fitoi AFD-ja.EKONIMIA.I shfrytezuan shume mire idiotizmat e Mertzit dhe te Europes,ekonomia ne renie e Gjermanise,qe nuk ka ndodhur per shume dekada.Industria e makinave ne pikiate,eshte rritur kosto e prodhimit per cdo gje nga rritja e gazit dhe karburantit.Keta,Mertz dhe Evropi bashke,nuk perdorin diplomaci fare.Diplomaci do te thote te komunikosh me ate qe ke problemin,d.m.th. me Rusine,jo te mos komunikosh,te rrasesh sanksione,etj etj,dhe nderkohe digjesh edhe vete,shume,nga ana ekonomike.Ti nga vend problematik e kthen ne armik,kur vete Europa humb jashtzakonisht shume.Ka 4 vjet e gjys qe ka fillu lufta,dhe qe atehere vetem renie ekonomike,rritje cmimesh,nderkohe me diplomaci lufta do kishte mbaru.Edhe tani,qe po flitet per paqe gjoja,Rusia mund ti marre ato qe kerkon.Tani jepini perseri pare Zelenskyt,arme e rraketa se do fitoje luften,qe nuk e fiton dot,se eshte e veshtire ne pamundesi.Por,mileti,eshte gjithmone viktime,si ne Ukraine,Europe,Rusi,e Usa,burokratet,keta te zgjuarit politikane,vetem trashen dhe pasurohen.
Nese Merz nuk largohet, AfD mund te fitoje mbi 50% ne zgjedhjet e ardheshme te pergjitheshme. Merz kujdeset vetem ti shese arme Netanjahut!
Cfare ironie: « protestuesit dalin me pankarta ne favor te demokracise », nderkohe qe protesojne kunder zgjedhjes me vote te lire, pra praktikisht kunder demokracise. Keta te majtet jane te pa korrigjueshem, demokraci eshte vetem kur zgjidhen ata. Njelloj si ne kohen e Dulles, se me demek demokraci e quante dhe ai Shqiperine.
Jo.. Ne kohen e Enverit forma e shtetit ishte " diktature e proletariatit" Ne ishim " Republika Socialiste e Shqiperise" . Dhe rendi republikan ishte " diktatura e proletariatit' Ne asnje moment klasa drejtuese komuniste nuk ka pretenduar se rendi politik ishte " demokracia" ose" shetet demokratik" . Kjo eshte dhe arsyeja qe shume shqiptare nuk i kuptojne masakrat qe ai regjim bente. Eshte njesoj si te habitesh pse ujku, qe thote tere diten qe eshte ujk, sillet si ujk. Dhe ai regjim e deklaronte qe ishte nje diktature, dhe sillej si nje diktature.
Ngaqe Hitleri erdhi ne pushtet ne menyre demokratike ?! Ngaqe eshte krejt demokratike te protestosh kunder devijimit te vete demokracise ?! Ngaqe ne si shqipe nuk e kuptojme dot demokracine?!
Unë nuk e di se kush janë fashistët e vërtetë?! Këta që protestojnë kundër zgjedhjes së banorëve të landit të Saks'Anhaltit apo AfD-ja?! Demokraci do të thotë të respektosh votën e njerëzve edhe kur ajo është kundër pikëpamjeve të tua. Kush u ka thënë këtyre OJQ-ve se janë më të mirët dhe se kanë të drejtë?! Po të mos ua kishin sjellë njerëzve në majë të hundës me budallalliqet, babëzinë dhe paftësinë e tyre, gjërat nuk do të kishin arritur deri këtu!
Mirë e ke, o i treti Turn edhe unë ashtu mendojë, po kemi goxha debila rusofob në Shqipëri, qe duan luftë dhe ëndërrojnë për "fitore" të Ukrainës, këtu nuk bëhet fjalë për të sëmurët mendorë, s'i cenosuma me fotokopjet e tija, po për gjoja ekspert të marëdhënieve ndërkombëtare, moderator e analist, kërkojnë pa pikë turpi të gënjejën opinion!? Ne po e vuajm krizën, ata vazhdojnë të llomotisin: "Rusia kështu e ashtu..." Europa po zgjerohet, popujt duan mirëqënie dhe jo luftë, kjo është e vërteta.
Po rrini o bole shikoni qe po digjen vendi komentoni cfare ndodh ne Gjermani me nje competence te habiteshme a thua se rroni atje. Shkoni o bole mjaft na cate trapin eksperta per cdo gje.
Do komentojmë sa të kemi qef dhe për çdo gjë. Ty nuk të përqen?! na plasi kari!
Protesta kunder nje rezultati demokratik? Domethene demokracia respektohet vetem kur fitojne te majtet?
Edhe Hitleri me vota fitoi...