Kosova edhe formalisht pjesë e forcës ndërkombëtare për Gazën

7 Shtator 2026 | 22:16

Kosova e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje formale për t’iu bashkuar listës së shkurtër të shteteve që janë zotuar të jenë pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) në Gazë, sipas një postimi në rrjetet sociale të Bordit të Paqes, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

“Përfaqësuesit e Republikës së Kosovës, Bordit të Paqes dhe Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, nënshkruan Marrëveshjen për Shtetet Pjesëmarrëse, për përfshirjen e Kosovës në ISF”, thuhet në postim.

Marrëveshja, e nënshkruar nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe komandanti amerikan i ISF-së, gjeneralmajor Jasper Jeffers, formalizon përfshirjen e Kosovës në forcën e planifikuar.

“Ky zhvillim i rëndësishëm nënvizon përkushtimin e Kosovës ndaj misionit të ISF-së dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për planin 20-pikësh për Paqe të presidentit [Donald] Trump”, thuhet në deklaratën e Bordit të Paqes.

Kosova ishte ndër vendet e para që u zotua për të dërguar trupa në kuadër të këtij misioni në Gazë dhe në fillim të vitit, dërgimi i FSK-së u miratua nga Kuvendi dhe u autorizua nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu.

Një ekip i FSK-së shkoi në prill në Rripin e Gazës për të bërë një vlerësim të vendit ku pritet të veprojnë trupat kosovare si pjesë e një force ndërkombëtare në territorin palestinez.

Deri tani, pesë shtete janë zotuar të dërgojnë trupa në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF): Kosova, Shqipëria, Indonezia, Maroku dhe Kazakistani, ndërsa Egjipti dhe Jordania janë zotuar të trajnojnë policinë.

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese buron nga një plan 20-pikësh i presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Gazë.

Trumpi krijoi Bord të Paqes për të mbikëqyrur planin e tij për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Gazë dhe për të rindërtuar territorin e shkatërruar.

Sipas planit, forca paqeruajtëse duhet të zhvendosen në Gazë për të siguruar zonat pas tërheqjes së forcave izraelite, si dhe t’i trajnojnë forca e reja policore palestineze dhe të mbështesin dërgimin e ndihmave atje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

A do të mbyllet konstituimi i Kuvendit të Kosovës më 9 shtator?

Është bërë një muaj qëkurse seanca konstituive e Kuvendit u ndërpre më 8 gusht, pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, njëherësh kryeministër në...
20:41 | 08/09/2026

Lorik Cana i zhgënjyer nga mbështetja për Mlladiçin: Serbia nuk po mëson nga e kaluara

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instagram, duke komentuar një fotografi të një vajze dhe duke shprehur...
13:46 | 08/09/2026

​“Populli ju shpall të pafajshëm”, mesazh para EULEX-it në prag të vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Platforma “Liria ka Emër” ka vendosur tw martwn një pankartë para misionit të EULEX-it në Prishtinë, me mesazhin “Populli ju shpall të pafajshëm”, raporton KosovaPress....
13:45 | 08/09/2026