E trishtë, pas punishtes, banorit nga Levani i digjet edhe shtëpia
Vetëm tre ditë pasi humbi punishten ku kishte punuar për më shumë se 30 vite, Barjam Sulejmani është përballur me një tjetër disfatë. Flakët kanë përfshirë dhe shkrumbuar banesën ku ai jetonte me qira së bashku me bashkëshorten.
Si pasojë e zjarrit, çifti ka mbetur pa strehë dhe tashmë pret ndihmën e fqinjëve dhe komunitetit për të siguruar një vend ku të qëndrojë.
Sipas banorëve të zonës, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, banesa nuk ka mundur të shpëtohet nga flakët.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë tërësisht materiale. Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
E trishtë/ Pas punishtes, banorit nga Levani i digjet edhe shtëpia
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) September 7, 2026
Vetëm tre ditë pasi humbi punishten ku kishte punuar për më shumë se 30 vite, Barjam Sulejmani është përballur me një tjetër disfat. Flakët kanë përfshirë dhe shkrumbuar banesën ku ai jetonte me qira. pic.twitter.com/SErlSUSkDn
“Mund të ketë qenë i alkoolizuar”, Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mengjesit tek shtëpia e…
“Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
- 22:25 “Mund të ketë qenë i alkoolizuar”, Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mengjesit tek shtëpia e…
- 22:17 “Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
- 21:59 Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
- 21:56 Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
- 21:48 Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 21:36 Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane