Topi i Artë për klubet, pesë finalistët: surpriza Bodø/Glimt, jashtë Barça dhe Interi

Topi i Artë për klubet, pesë finalistët: surpriza Bodø/Glimt, jashtë Barça dhe Interi

12:13, 08/09/2026

Paris Saint-Germain, Arsenal, Bayern Munich, Flamengo dhe Bodø/Glimt janë pesë klubet që do të garojnë për çmimin e Klubit më të Mirë të Vitit në ceremoninë e Topit të Artë 2026.

Prania e PSG-së nuk përbën surprizë. Kampionët e Europës vijnë pas dy triumfeve radhazi në kompeticionet kontinentale dhe shihen si favoritët kryesorë për të fituar edhe këtë vlerësim. Klubi francez ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit dhe është konsoliduar në elitën e futbollit europian.

Në listë është edhe Arsenali, i cili fitoi titullin në Premier League dhe arriti deri në finalen e Champions League. Bayern plotëson kandidatët europianë, pasi fitoi Bundesligën dhe u ndal në gjysmëfinalet e Champions League.

Nga Amerika e Jugut vjen Flamengo, fitues i Copa Libertadores, ndërsa surpriza më e madhe është pa dyshim Bodø/Glimt.

Skuadra norvegjeze bëri një fushatë të jashtëzakonshme në Champions League, duke arritur deri në çerekfinale dhe duke eliminuar Interin gjatë rrugëtimit të saj.

Në mënyrë befasuese, jashtë pesëshes kanë mbetur Barcelona dhe Interi. Katalanasit fituan kampionatin e tyre, ndërsa zikaltrit nuk arritën të siguronin një vend mes finalistëve, pavarësisht paraqitjeve të tyre në sezonin e kaluar.

Pesë klubet tashmë presin verdiktin final për çmimin prestigjioz të Topit të Artë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco