Një qytetar, i pranishëm në protestën e 93-të kundër qeverisë, ironizoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai bën të fortin me popullin shqiptar, ndërkohë që para faktorit ndërkombëtar ai përulet në gjunjë.
“Edi Rama bën të fortin me popullin shqiptar. Nuk i vjen turp që e tërheq popullin zvarrë. Si mund të jesh i fortë brenda Shqipërisë kur shkon jashtë shtetit dhe përulesh në gjunjë si mi arash? Nuk je i fortë, je i dobët, je një kriminel!”, tha qytetari.
Më pas, i bëri thirrje SPAK që të veprojë menjëherë kundër kryeministrit dhe ish vartëses së tij, Belinda Balluku dhe t’i arrestojë brenda shtatorit.
“U bëjmë thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve të mos e arrestojnë e gjykojnë popullin e thjeshtë se pse hedh një vezë, por të arrestojnë kriminelët. Korrupsionin e kanë në qeveri, me bandën e kryeministrit. O SPAK mjeran, a e dini se paguheni nga populli shqiptar? E keni rrogën 6 mijë deri 8 mijë euro. Çfarë po bëni? Asgjë nuk po bëni, turp të keni. I bëjmë thirrje SPAK që të arrestojë menjëherë Ramën dhe Ballukut brenda shtatorit ”, deklaroi protestuesi.














