Kaos në Aeroportin Ndërkombëtar të Portsmouth në New Hampshire, SHBA, ku një 17-vjeçar, duke u përpjekur t’i shpëtonte policisë, hyri me makinë në ambientet e aeroportit dhe u përplas me një traktor dhe një avion të parkuar.
Ngjarja ndodhi, kur një oficer policie tentoi të ndalonte një Ford Mustang të zi të vitit 2008 në Rrugën Durham. Drejtuesi, 17-vjeçari Wyatt Seeley nga Rochester, dyshohet se nuk iu bind urdhrit dhe u largua me shpejtësi.
Sipas autoriteteve, makina po lëvizte pa drita të ndezura në drejtim të aeroportit. Pasi përplasi dhe shkatërroi gardhin rrethues, Mustang hyri në zonën ku ishin parkuar avionët












