Telendisja e Sali Berishës për një vizë amerikane

31 Gusht 2026, 18:14Editorial Mero Baze

 

Sali Berisha mund t’ia kishte kursyer vetes pyetjen e porositur në konferencën për shtyp për vizën amerikane. Stërmundimi i tij 6 milionë dollarësh për të marrë një vizë, që të shkojë në një mbledhje republikanësh në Teksas, si anëtar i një organizate ndërkombëtare të partive të djathta, me qëllim që të ketë mundësi të shkelë në SHBA edhe pse do të vazhdojë të jetë “non grata”, është një telendisje e panevojshme dhe një vetëposhtërim që bën kontrast me betejën e tij sfiduese ndaj SHBA që kur e shpalli “non grata”.

Shumica e politikanëve që shpallen “non grata” nga SHBA, që në fakt vijnë në shumicë nga vende me traditë antiamerikane, e përdorin “non grata”-n si shenjë persekutimi nga SHBA dhe bëhen popullorë në vendet e tyre si politikanë antiamerikanë.

Berisha çuditërisht arriti ta bëjë këtë dhe në Shqipëri, një shoqëri e cila mbahet si shoqëri proamerikane. Madje arriti ta bëjë në një parti, e cila ka lindur si parti proamerikane.

Beteja e tij kundër SHBA pas shpalljes “non grata” është atipike dhe ndoshta e vetmja në gjithë Evropën Lindore ish-komuniste që e sfidoi SHBA dhe në ndërhyrjet e saj brenda Partisë Demokratike, duke përdorur autoritetin e tij politik, pasuritë e tij të padeklaruara në miliona që mbajtën për disa vjet në këmbë një parti paralele kundër partisë formale dhe një rrjet mediatik të sponsorizuar. Pra, në një farë mënyre, ai iu kundërvu SHBA me argumentet që SHBA e shpalli “non grata”. Ata e akuzuan për korrupsion madhor familjarisht dhe ai, me paratë e djalit e vajzës, iu kundërvu atyre duke financuar një parti paralele me Partinë Demokratike, e cila në fund e mundi atë.

Ata e akuzuan për presion mbi drejtësinë, ai pikërisht duke shantazhuar drejtësinë arriti t’i marrë vulën dhe logon Partisë Demokratike. Ata e akuzuan për minim të demokracisë, ai me një kuvend të paligjshëm dhe mungesë të thellë respekti për votën brenda PD, shpalli një lidership të ri dhe nxori jashtë loje atë pjesë të Partisë Demokratike që i qëndroi besnike SHBA.

Pra, Sali Berisha ka bërë një betejë prej luani kundër SHBA dhe e ka fituar atë.

Udhëheqës të tillë, kur e mbërrijnë këtë sukses, e arkivojnë atë si trashëgimi të tyre dhe injorojnë çdo raport të mëtejshëm me ta.

Sali Berisha filloi të paguajë për SHBA dhe të telendiset me lobistët e tij, duke paguar milionë dollarë në mënyrë jozyrtare, pikërisht kur e mundi SHBA brenda partisë së tij. Ai pagoi formalisht 6 milionë dollarë për La Civitën dhe të tjera për rrjetin e tij, që i premtuan të përdorin klauzolat përjashtuese të “non grata”-s për rastet se kur merret vizë për SHBA, me qëllim që të paraqitet këtu si heqje e “non grata”-s, edhe pse “non grata” vazhdon të qëndrojë në faqen zyrtare të SHBA dhe nuk do ikë kurrë.

Lista publike zyrtare e Departamentit Amerikan të Shtetit gjendet këtu:

Public Listing – Fiscal Year 2021

 

Telendisja e Sali Berishës për një vizë amerikane

Kjo telendisje e tij është e pakuptueshme, për më tepër që do t’i duhet të shkojë në SHBA dhe të injorohet nga zyrtarët e Departamentit të Shtetit, që nuk pranojnë të takojnë një “non grata”, por do ta maskojë atë me fotografitë me Fatmir Mediun në korridoret e konventës republikane të SHBA.

Efekti elektoral i “non grata”-s brenda elektoratit të PD është zero. Madje ajo është e vetmja betejë që e ka rikthyer Berishën në politikë.

Ai bëri pesë vjet betejë të hidhte poshtë “non grata”-n dhe tani po paguan të hedhë poshtë betejën e tij kundër “non grata”-s.

Kjo tregon se dhe betejën kundër “non grata”-s e ka pasur hipokrizi. Betejë të vërtetë quan këtë blerjen e vizës me gjashtë milionë dollarë pa ia hequr “non grata”-n.

Kjo telendisja e tanishme, që pasi e ka fituar betejën me SHBA, do të paguajë ca lekë që të duket sikur ata ia kanë falur, i ngjan shumë atyre burrave që i rrahin gratë në shtëpi, pastaj japin lekë tek avokati që të duket sikur e ka pasur nga dashuria për të.

48 Komente

  1. E
    Enver Hoxha

    Do iki se s'bën! Nuk ka shpagim më të madh për imperialistët se kur ju nxjerrin marksistëve, putanat pabukse komuniste që edhe pse imperialistët i trajtojnë me gjithë përçmimin që meritojnë, këto vrapojnë tju bëjnë gojore, duke u zvarritur për një vizë

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edi

      Vetem ti e kuptove Ca doje me thene..

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skypion

        Imagjoni per nje moment: Sali Berishes i vjen ftese nga Partia Republikane e Presidentit Trump, kurse ate qe e pat shpallur nongrata, Blinken, e kane shpallur nongrata ne shtepine e vet, dyke e trajtuar mu si leproz, dyke ia ndaluar kategorikisht t'u qaset institucioneve te shtetit atje, pikerisht keta qe i kane bere ftesen Doktorit! E bukur apo jo?! Tani, te shash Doktor Berishen, dihet qe eshte nje biznes mjat fitimprures. Ca jane bere drejtore, ca te tjere deputete, te tjere akoma ministra; madje, disa jane bere edhe analiste me kohe te plote, sidomos te veteperjashtuarit nga PD-ja(!); dhe pothuaj te gjithe, ne nje menyre a tjeter, jane bere milionere. Edhe Merua yne nuk i shpeton kesaj ligjesie. Kur ishte besnik i Doktorit, ishte thjesht nje scribd i tij pothuaj xhepcpuar, shto ketu edhe faktin qe te punosh me Doktorin eshte rraskapitese, meqe ky vete nuk pushon asnje minute te dites! I dolli kondra, u be milioner! Por ka edhe dicka tjeter, pertej arsyes biznesore, qe si perhere e kurdohere eshte e para e te parave. Merua yne ka nje raport dashuri-urrejtjeje me Berishen. Doktori ka qene dashuria e tij e pare; dhe sic e dime, ajo nuk harrohet kurre. E don-urren perseri, por ne menyren e vet. Ka nje rubrike ketu ne Tema, ku pergojohet Muli. Ky njihet si besnik i Doktorit. Kete analisti yne nuk ia fal. Arsyeja se pse e shan pra, eshte thjeshte xhelozia: vetem un kam qene besnik i Doktorit.... tani qe sjam me, le te mos jete askush tjeter! Kjo eshte irracionale, por keshtu jane punet e dashurise... dhe urrejtjes!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Shkruan Skopioni: "Të shash Berishën është biznes fitimprurës". Jam plotësisht dakord, por çfarë është kur e lavdëron atë, si në rastin "Skopions"?! Sidoqoftë, kam një pyetje me këtë rast. Ta lëmë mënjanë Meron, se i del vetë zot Bazes, po s'i t'ia bëjmë shumicës së shqiptarëve që, jo e shajnë, por e urojnë Berishën?! Pse vërtet mendon ti se ka më shumë peshë një "non grata" e amerikanëve për më tepër ajo familiarisht për Sa-lehun, në raport me "non grata"-n e shqiptarëve për atë familje mafioze?! Jo, sigurisht që kjo e dyta për një që pushtetin e ka obsesion, është vrastare, por monstra, që e ka lëkurën shollë, nuk do t'ia dijë. Këtë më së shumti, edhe pse ndoshta vonë, e kuptuan amerikanët, që edhe pse ishin ata që e përkrahën të merrte pushtetin, panë se 'monstra' për ta nuk është vetëm "minues i demokracisë", por për shqiptarët ishte i korruptuar 'madhor' dhe vrasës gjakftohtë. Ndaj, me përcaktimet që i bënë në aktin e shpalljes "non grata", ata nuk synonin të ndriçonin shqiptarët se këta e njihnin vetë më mirë atë, por donin të shpëtonin idhujtarët, fanatikët dhe qorrat që i shkonin pas, nga arrivistët, shërbëtorët e paskrupullt dhe berishistët brenda PD-së. A ia arritën amerikanët me "non grata"-n, ta pastronin PD dhe të krijonin në Shqipëri një opozitë të vërtetë demokratike dhe të fortë për të qeverisur vendin si një alternativë serioze përballë socialistëve? Mendimi tim është jo! Pavarësisht insinuatave të përherëshne të tij se ua vjedhin fitoret, për këtë flasin disfatat e njëpasnjëshme të tij, kur që nga 2013 ka humbur katër palë zgjedhje politike, ku ajo e 11 majit 2025, ishte sa historike për PS po aq dhe "groposje" për së gjalli e monstrës. Tani i ngazëllyer le të shkojë në Amerikë, paçka, por kësaj rradhe nuk do ta marrë dot me vete Lilin e dashur, kaq të domosdoshme për një 82 vjeçar dhe në një udhëtim kaq të mundimshëm. Po s'ka gjë, le të ngushëllohet se pranë do ketë 'mantenutën' tij të përhershme misis Fate Medihoxhën, dhe shpresoj, edhe misis Vokshin. Aferim Sa-leh! Na vafsh dhe na ardhç shëndoshë!

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

            Skypion Lelua e dhjeu vetë komentin, me një fjalë, që në fillim. E filloi me "imagjinoni". Jepi rrugë imagjinatës or byrazer, se vetem ajo të ka mbetur. Se ku lexova diku: "Jo në SHBA, por edhe ne hënë të shkojë Saliu, nuk vjen më në pushtet." Pra, Skypion Lelua imagjinoni. Pse jo? Ja, Saliu duke mbajtur fjalim.para Kongresit, në Capitol Hill, dhe Trump duartroket duke bertitur "Sali Berisha, Sali Berisha". Ndersa kryetarja e Grupit Republikan i thotë Saliut: "O Sali, je yll bote". Opo lere se mos kalon Skypioni në orgazëm.

            Përgjigjjuni
          2. N
            Nesting Angoni

            Kur do dalë ndonjëri e ti thot këtij Alfredo Lelës me skip Skypion që të rosh vetë se mendja të paska lën? Jo se sja thoja vet po jam shum larg e skam munsi. Të rrojmë e ta kujtojmë dhe Skypionin humorist

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilir

              Qen zagar zorresh Njethundrak i erresires Trushperlare i merituar Trumcak i trembur Zemer ngrire e mendje erresuar Vazhdo o gomar i kriminelit…

              Përgjigjjuni
          3. J
            Jam Sali Berisha une o looqeee.

            Po e bej betejen per Xenin qe ai te marre drejtimin e PD.

            Përgjigjjuni
            1. s
              shtjefen palushi

              '''''''''''''''''''''''''''''

              Përgjigjjuni
            2. a
              aqifi

              E ke qare Mero.Nuk do e besoja kurre qe ta kesh dashur kaq shume Saliun! Milionat nuk i ka paguar per vehten e tij sepse ai ka imunitet per mosndeshkim po nga skuta te erreta te SHBA. Merakun ai e ka per femijet qe nuuuuuuuuk justifikojne dot milionat. Ai ka dale nga ata,ne te kundert minimalisht emri i tij duhej te ishte haruar e jo me te talle menderen akoma me kete popull.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sateri

                Nje kufome kriminale qe nuk I ka mbet vlere morale, nuk I ka problem keto qe thua ti Mero.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hapu dhe të futem

                  80 vjeçari më me halle në planet. Ndofta mendoi ndofta se Amerika do ngordhte përpara tij

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qytetar i zakonshem

                    Berisha qëndrestar! Ki inatin foli hakun. S'ka llafe e mundi Amerikën. Provë e gjallë që Amerka nuk ka miq dhe armiq të përjetshëm.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Saliu jeton me pordhe ne zemer, ka vdekur per ne

                      Berish eshte vrases, dhe nuk ka shas ti shpetoje ndeshkimit!

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        deda

                        një gjë nuk kuptoj nga ju QYTETARI I JASHTZAKONSHËM:që saliu (fitimtari)e mundi amerikën(humbësja) dhe tani fitimtari i lëpin prapanicën humbësit për një vizë!.këtë logjikë nuk e kuptoj.

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Qytetar i zakonshem

                          Në fakt ti ke të drejtë or Ded ! Ai nuk mund ta mundi Amrikën e madhe në kuptimin që e bën atë më të vogël . Por besimi që kemi ne shqiptarët tek Amerika , është vënë në diskutimin. Kur Amerika e shpalli nongrata të zhgënjyerit dhe të mërziturit nga Berisha thanë që drejtësia vonon por nuk harron. Amerika e solli Berishën në pushtet dhe ajo do e heqi menduam shumë prej nesh. Mirpo ... dhe këtu fillojn dyshimi dhe zhgënjimi. Ai është akoma aty .

                          Përgjigjjuni
                        2. K
                          Komunist i perjetshem

                          Po me 6 milion euro Ku i gjeti? Per nje vize. E tmerrshme si e mban kjo toke dhe ka fytyre e flet ai dhe ky budallai me lart

                          Përgjigjjuni
                        3. L
                          Lubi Malltezi

                          Eshte detyre patriotike e shqiptareve te Amerikes te denoncojne tek ICE kete anti-amerikan te qelbet kur ky te shkele ne Amerike. Gjithashtu te kontaktojne mediat prestigjoze qe nje politikan non-grata eshte lejuar te hyje ne Amerike pasi ka perdorur parate e korrupsionit per lobim.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Toni

                            Ndoshta ne usa I heqin bishtin

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arbeni

                              Mero gelbasa si gjithmone. Plehe. Po ma gjej nje te mire te vetme qe i ka sjell krye..ari i kristaçit vendit qysh se ka ardh ne 2013. Dhe perse as nje artikull nuk shkruhet nga ana jote per gjithe keto te zeza qe i ka sjell vendit ai plehe. Gazetaruc i pa fytyre e shum plehe

                              Përgjigjjuni
                              1. q
                                qorr i PD‘s

                                te mirat qe i ka sjelli djali i kristaqit ti nuk i shef se ke bolet e Saliut ne sy

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Toni

                                  Haha!! Komenti me i goditur deri tani! Me shkrive!!

                                  Përgjigjjuni
                                2. N
                                  Nesër avazi

                                  Do që të them unë një të mirë? Ja po ta them. Të ka lujt nga mëndë ty dhe ta ka prish gjumin. Ndryshe nuk kuptohen gomarlliqet që shkruan3.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Thë Pështan Tribune

                                    "Arbeni"! Shqip shkruan? Mos do ishte me mire te shkguaje ne gjuhen e momes, ate sllave se SHQIPES duket qe nuk ja ke haberin

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kurre me

                                      Beni qejf ju se flisni cfare te doni se Saliu ne kohen e tij te zhdukte si Remziu ose te vriste nBulevard. Doni ate komunistin ju fare e poshter.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. 2
                                      2021

                                      Jo vetëm që të iki, por edhe të vrasi veten aty, që të hakmerret njëherë e mirë kundër SHBA

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Bufiiiiiiii

                                        Ja iku ku eshte bénéfice, ne Amerike ka shkuar edhe Fidel Castro por per Ameriken ka ngelur diktator i padeshirueshem. Bufi kenetes ka vite qe ka ikur per lesh bubi e mashtojne gringot i zhvasin dollaret. Nje burre nje politikan i vertete i thote Amerikes , me ke shpallur non grata por edhe une te kam shpallur non grata , nuk ta shkel vendin kurre...... Por Berrisha si legen nuk e ka problème te shesin bythen sic i shiti Sllobodanken shokut vetem qe ta bente kandidat per minister ne kohen e PPSH , ky legen ne mengjez gdhihet komunist ne dreke fashist ne darke terrorist eshte njeri pa karrakter..

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Aron

                                          Saliu eshte telendarja me e madhe e planetit, ku ka turp se po telendiset edhe per nje vize. hahaaaaaaaa

                                          Përgjigjjuni
                                          1. I
                                            Iso

                                            Ropte,la trapit,la qivites e patjeter dhe la sali vukut meqense la sali vukun e lamë ne si popull qe te frymoi deri tani.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. G
                                              Gogo Nushi

                                              Po ti mer bythqir na cave karin deri dje me vizen apo tani ste pelqen me muhabeti? Yyyyt te qifsha rropt

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Bardh e blu

                                                Le të iki Bejleri, se ky sekretar i tij është në atë parti greke që flet shqip

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kur dhe zoti ka lare duart

                                                  Mero ti thuaj telendiset,une them Jo. Per faktin se ai ato para,i ka para te vjedhura nepermjet korripsionit kur ishte ne pushtet dhe nuk ndjen ndonje humbje te madhe.Ai e mori PD-ne vetem per interesat personale,keshtu qe dhe fitoret e Pirros,per ate jane sukses per ta mbajtutr nen kontroll cdo gje.Nuk pranon asnje Kandidat,per ta sfiduar,edhe pse e di qe fiton,per te shuar cdo kundershtar te mundshem..

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. c
                                                    chp

                                                    cfare nuk thote dot zoti Mero ? Nese Amerika e Bidenit e shpall Berishen "Non Grata" per 1-Korrupsion madhor...2-Shantazh drejtesise..3-Minim te demokracise dhe Amerika e Trampit i hap deren pergjysem ketij mega krimineli...ky do te ishte fundi i turpshem i dipllomacise amerikane qe nisi me 2 prillin 1991...Eshte kapitulli i fundit i librit te shkruar nga miqte perendimore me titull "Rrezili anglo-amerikan me Usaliun e tyre" Me i rende qenka nje poshtrim nga miqte se sa nje pushtim nga armiqte.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Al Capone

                                                      Vizen ja kane heq Shqiptaret e jo me USA...

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. J
                                                        J

                                                        O Mero,ti thua Saliu e telendisi veten,nuk eshte nevoja,sepse burrre me te telendisur se ai ne trojet shqiptare nuk gjen .

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. N
                                                          Nroqi

                                                          Akoma mendoni se Saliut I ka ngel ndonje send per tu telendisur?Asgje,burre me te telendisur ne trojet shqipfolese nuk besoj se ka.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            ADIL

                                                            USA nuk ka miq dhe aleat ka vetem interesa.Nje person i shpallur Non Grata per korrupsion,shantazh drejtesise,minim demokracise,vrases ijepet vize amerikane dhe nga ana tjeter bllokon vizat per bashkime familjare duke ndare familjet ,femijet amerikane nga prinderit e tyre

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. n
                                                              ne

                                                              Eh mor Sali, u plake e dore nuk hoqe, edhe guret e varrit tu befshin…nejse

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. T
                                                                Teodor

                                                                Opozita harxhoi 6 vjet energji per nje vize. Kjo fale Rames e plakut Mere.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. K
                                                                  Kallojer Jeton Fadil Edepsēz Memele Gjoleka

                                                                  Mir mir mir o Mero Baze por Saliut nuk i plas fare ai po e shijon jetēn e ti thua viza Amerikane. Saliu çfar nuk ka bēr e njerzit e shkret po paguajn pislliqet e ksaj familje hajdute kriminele e ti Mero meresh me vizēn do me dit Sali kriminel hajdut bajga.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. j
                                                                    jan

                                                                    Në se shkel Sali Berisha në Amerikë që në aeroport do të arrestohet....

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. R
                                                                      Radioaktiv

                                                                      Berisha nuk ka personalitet.legen lindi e legenda do ngodhi

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. P
                                                                        Pashku

                                                                        Sali monstra ne 97-en dha urdher te goditet ambasada Amerikane dhe psikopati trump me legenat rreth vetes per miljonet e ndyre te djalit te karaxhicit i jep vize,edhe melanine e jep me qera….

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. N
                                                                          Nasta pa Angon

                                                                          Ju lutem komentuesve mos ja shani kaq shumë babën Skypionit se mos vrasë veten e na le pa humor legeni.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. p
                                                                            piktori

                                                                            Ha mut Mero , Ha. Pa leke eshte. Te qeras i gjati .

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. T
                                                                              Trapajane hesapi

                                                                              Sa bukur qe e thote nje komentues me lart:eh mor Sali, u plake, te rrodhen trute e... dore s'hoqe, gjithe jeten tende mbete koke loqe"

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. S
                                                                                Sinapi

                                                                                Me gaz do ta falte dhe jeten te tere, Sikur vec nje here presidenti Tramp ta qaste ne dere

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. N
                                                                                  Nik

                                                                                  Po ta takonte Trampin Sali Pyka nuk do ta lante dorën gjithë jetën e mbetur, "kjo dorë ka tkuar Trampin" do thoshte, tamam siç bëri kur takoi Enverin!

                                                                                  Përgjigjjuni

                                                                                  Lini një Përgjigje