Protestuesit që janë mbledhur për të 93-tën ditë radhazi kundër qeverisë kanë zgjedhur pankartat për të përcjellë kritikat dhe mesazhet e tyre politike.
Një prej tyre i referohet propagandës qeveritare, duke shkruar: “Qeveria nuk është reklamë”.
Kritika ka edhe për platformën “Besa”, të prezantuar më herët nga kryeministri Edi Rama. Në një tjetër pankartë, protestuesit ironizojnë nismën dhe paralajmërojnë pasoja për deputetët.
“Ju mblidhni deputetët për t’u kërkuar llogari, por ‘Besa’ juaj parlamentare do t’i dërgojë në qeli”, thuhet në mesazhin e protestuesve.


















