Kryeministri hungarez Péter Magyar ka kritikuar ashpër mungesën e lidershipit politik në Bashkimin Evropian, duke thënë se Brukseli duhet të marrë vendime të guximshme për të ardhmen e Unionit dhe të kalojë nga menaxhimi i krizave në një strategji që synon konkurrueshmërinë dhe fuqinë globale.
Magyar i bëri komentet në Forumin Strategjik të Bledit, në një panel ku morën pjesë edhe kryeministri slloven Janez Janša, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq dhe kryeministri çek Andrej Babish, ku diskutuan bashkëpunimin rajonal dhe konkurrueshmërinë e Evropës.
“Ka mungesë të lidershipit politik, për të qenë të sinqertë, në Bashkimin Evropian”, deklaroi Magyar, duke kritikuar atë që e konsideroi si burokraci të tepruar në institucionet evropiane.
Sipas tij, burokracia në Bruksel po pengon nismat e reja dhe po e largon BE-në nga problemet reale me të cilat përballet kontinenti, transmeton Telegrafi.
“Duhet të përqendrohemi përsëri te realiteti”, tha ai, duke treguar si shembull konkurrencën ekonomike me Kinën.
Magyar paralajmëroi se ndërsa Evropa është e përqendruar në çështje institucionale dhe procedura burokratike, Kina po përgatitet të investojë në projekte strategjike në Evropë, përfshirë centrale bërthamore dhe fabrika automobilistike.
“Ekziston tashmë një ndjenjë edhe në Bruksel se duhet të ndryshojmë. Sipas mendimit tim, duhet të vendosim nëse Bashkimi Evropian dëshiron vetëm të mbijetojë apo të fitojë”, u shpreh kryeministri hungarez.
Magyar kritikoi gjithashtu mënyrën se si BE-ja po e trajton Hungarinë për çështjen e migracionit, veçanërisht gjobat që Budapesti është urdhëruar të paguajë pas moszbatimit të një vendimi të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së.
Në vitin 2024, gjykata vendosi një gjobë prej 200 milionë eurosh, e shoqëruar me një penalitet ditor prej 1 milion eurosh, pasi Hungaria nuk kishte zbatuar një vendim të mëparshëm lidhur me të drejtat e azilkërkuesve.
“Është mjaft e vështirë t’u shpjegosh hungarezëve pse Hungaria trajtohet kaq padrejtësisht në Bruksel për këto çështje”, tha Magyar.
Ai argumentoi se Budapesti po paguan miliona euro për politikat e tij kufitare, duke i paraqitur ato si një përpjekje për mbrojtjen e kufijve të përbashkët evropianë.
Qeveria e Viktor Orbánit kishte ndërtuar një gardh në kufirin me Serbinë për të frenuar hyrjen e migrantëve, ndërsa procedurat për azil ishin kufizuar ndjeshëm. Për shkak të shkeljeve të konstatuara nga institucionet evropiane, Hungaria është përballur me gjoba që, sipas raportimeve, arrijnë në afro 1 miliard euro.
Magyar, i cili i përket së njëjtës familje politike evropiane të qendrës së djathtë, Partisë Popullore Evropiane, si presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fushatës elektorale kishte premtuar një riorientim të marrëdhënieve të Hungarisë me aleatët e saj perëndimorë në BE dhe NATO.
Pas formimit të qeverisë, Budapesti arriti një marrëveshje me Komisionin Evropian për zhbllokimin e 16.4 miliardë eurove në fonde të ngrira më parë.
Qeveria hungareze njoftoi gjithashtu se kishte përmbushur të gjitha kushtet e lidhura me fondin e rimëkëmbjes prej 10 miliardë eurosh, përmes ndryshimeve në legjislacionin kundër korrupsionit dhe në sistemin e drejtësisë.
Megjithatë, deklaratat e Magyar në Bled tregojnë se marrëdhënia mes Budapestit dhe Brukselit mbetet e ndërlikuar.
Kryeministri i ri hungarez po kërkon një Evropë më pak të përqendruar te burokracia dhe më të aftë për të konkurruar ekonomikisht dhe gjeopolitikisht me fuqitë e mëdha globale.
Kjo ndodh kur politiken e ben populli jo individi. Orban mund te kishte shume te keqia por ai kishte nje mision. Me force te kthente Hungarine nga interesat globale te BE tek interesat te Hungaresve. Tani qe ajo kthese eshte mare, roli i tij mbaroj dhe populli zgjodhi nje tjeter qe te ndjeke rrugen e re te interesave Hungareze pa nevojen e forces. Jane kultura e tradita te popullit keto ( me te mirat e te keqiat e saj) nuk jane "edukate morale " e njeriut te "ri" Ne akoma meremi me Berishen ( 40 vjet pas rolit te tij ) Sepse ne jemi mesuar me figuren e njeshit idhull, qe i sherbejme ne atij jo ai ne. Ndaj ne ( me te mirat e te keqiat tona) nuk ndertojme shtet si ai Hungarise. Ne duhet te ndertojme shtet si ai qe funksionon ne Shqiperi me kuturen e traiditen tone.
100% dakort me ato cfar flet ky burri i zgjuar magjar, duhet te ishte me larte ne pozitat e BE
Perpara se te pyesesh EUne , pyete nje here ate para ardhesin tend qe beri sa mundte te mos ishte EU solide ne politiken e jashteme …dhe jo vetem ….nje fjal e urte popullore thote : ne shtepine e te varurit nuk zihet ne goje litari ……
Dale, dale, se dardha e ka bishtin mbrapa i thonë një fjale të urtë! I fotove zgjedhjet dhe e nise me revansh të çmontosh shumë ligje të Orbanit, qe ishin për të mirën e Hungarisë, për emigracionin, gazin rus e shumë të tjera! Kam mendimin, se ndërhyrja e Trampit në favor të V.Orbanit në zgjedhjet të Hungarisë e sollën me rezultatin kaq të mirë Magyar në pushtet! Shkaku lufta në Iran dhe genocidin në Palestinë...!! Jo gjithmonë populli nuk gabon...!!