Linjat kryesore hekurudhore shqiptare që bëjnë pjesë në shtrirjen e rrjetit trans-evropian të transportit do të duhet të modernizohen sipas standardeve të reja teknike të Bashkimit Evropian. Kërkesat përcaktohen në rregulloren e re TEN-T, që tashmë zbatohet edhe në Shqipëri pas urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të botuar në Fletoren Zyrtare.
Hartat orientuese për Ballkanin Perëndimor përfshijnë në rrjetin hekurudhor TEN-T lidhjen Vorë–Hani i Hotit drejt Malit të Zi, linjën nga Durrësi drejt Maqedonisë së Veriut, pjesë e Korridorit VIII hekurudhor, si dhe lidhjen hekurudhore drejt Vlorës.
Por përfshirja në TEN-T nuk lidhet vetëm me rehabilitimin fizik të shinave. Rregullorja e re vendos një sërë parametrash teknikë që infrastruktura hekurudhore duhet të përmbushë, me afate të ndryshme sipas klasifikimit të linjave në rrjetin kryesor, atë kryesor të zgjeruar apo rrjetin gjithëpërfshirës.
Një prej kërkesave kryesore është elektrifikimi i linjave, përfshirë edhe binarët anësorë kur kjo është e nevojshme për funksionimin e trenave elektrikë.
Një tjetër standard lidhet me transportin e mallrave. Linjat përkatëse duhet të përballojnë një ngarkesë minimale prej 22.5 tonësh për aks, ndërsa infrastruktura duhet të mundësojë qarkullimin e trenave të mallrave me gjatësi të paktën 740 metra, përfshirë lokomotivën.
Rregullorja vendos gjithashtu standarde të reja për shpejtësinë. Në rrjetin kryesor dhe atë kryesor të zgjeruar, për seksionet e përcaktuara të transportit të pasagjerëve, mbi 75% e gjatësisë së linjave që lidhin nyjet urbane ose një nyje urbane me pikën kufitare duhet të projektohet për shpejtësi prej të paktën 160 km/orë. Për transportin e mallrave, në seksionet përkatëse kërkohet projektim për të paktën 100 km/orë.
Ndryshime kërkohen edhe në sistemet e sinjalizimit. Linjat TEN-T duhet të pajisen me ERTMS – Sistemin Evropian të Menaxhimit të Trafikut Hekurudhor, që krijon një standard të përbashkët sinjalizimi dhe kontrolli dhe mundëson që trenat të operojnë në rrjetet e vendeve të ndryshme pa pengesat që krijojnë sistemet kombëtare të papajtueshme.
A mbaroi Tirane Durres?
Vazhdon propaganda sipas motivit të vjetër "ngopi turmat me lugë të zbrazur". Kjo vete pas atij premtimit që i ndjeri Gëzim Kruja i bëri gruas për ditlindjen kur i tha:" Gru e dashtun, si sot i vit ma vonë t'a po t'blej i pal vath". Ja kthen gruaja: "Lëne mor i vit ma vonë, unë du me dit çfarë po më ble sot". "Sot, - ja kthen Gëzimi, t'a po t'shpoj birat e veshve"!
‘Qytetaret e rinj’ Banglandeshas te Shqiperise,nuk pranojne te udhtojne me trena ne vitin 2100,por duan tren tani qe te punojne sot dhe jo neser dhe kane deklaruar se se shpejti do te hidhen ne greve urie,nese nuk funksionojne linjat e trenave. Ata bile pretendojne,se pa ndertu parasegjithash nje metro ne Tirane ,siç e kane ne Bangladesh,se nuk shkojne dot ne pune se ngecin ne trafik ,nuk do punojne më. .Ata pretendojne se do ti prishin kontratat e punes qe kane me zengjinet pisnesmene vendas,nese te pakten ne vend te burekut me llalle,t’u japin ene groshe me pilaf per dreke,se mjes dhe darke nuk dun me honger se do kursejne me cu pare te shpia.