Aksident në mbikalimin e Spitalit Memorial/ Fier, mjeti del nga rruga, plagosen tre persona

31 Gusht 2026, 18:10Kronika TEMA
Aksident në mbikalimin e Spitalit Memorial/ Fier, mjeti del nga rruga,

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, në vendin e quajtur Mbikalimi i Spitalit Memorial.

Një automjet tip Volkswagen, me drejtues shtetasin me inicialet I. Sh., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit, si dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjet.

Të tre personat janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit. Nga vlerësimet e para, ata raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje