Veliaj i hoqi kompetencat për drejtimin e Tiranës, Anuela Ristani dorëhiqet si nënkryetare e Bashkisë

31 Gusht 2026, 17:40Politika TEMA
Veliaj i hoqi kompetencat për drejtimin e Tiranës, Anuela Ristani

Pas kryebashkiaku tërhoqi delegimin e kompetencave, ish-kryetarja e Komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, i ka paraqitur ka paraqitur Erion Veliajt dorëheqjen si nënkryetare e Bashkisë.

Përmes një reagimi publik, Ristani shprehet se e mbyll këtë kapitull me krenari, përulësi dhe mirënjohje për qytetin dhe njerëzit që e kanë shoqëruar gjatë kësaj periudhe.

Ajo sjell në vëmendje transformimin e Tiranës gjatë 11 viteve të fundit, duke kujtuar edhe kohën kur nisi të punonte në qytet, kur sheshi “Skënderbej”, sipas saj, “vetëm shesh nuk mund të quhej”.

Sot, vijon ajo, Tirana është kthyer në një pikë takimi për vizitorë nga e gjithë bota, ndërsa cilësia që e dallon qytetin është, sipas saj, “ndjesia e mirë që të jep”.

Ristani shpreh mirënjohjen për bashkëpunëtorët dhe qytetarët, të cilët, sipas saj, kanë ndihmuar në thyerjen e paragjykimeve dhe stereotipeve ndër vite.

Në mesazhin e saj, ajo ndalet edhe te e ardhmja e kryeqytetit, duke theksuar rëndësinë që Tirana të shihet dhe të dashurohet si qytet i përbashkët.

Në fund, Ristani thekson lidhjen e saj të përhershme me kryeqytetin, pavarësisht historisë së saj personale.

Ristani e mbyll mesazhin duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur, duke theksuar se largohet me “mbështetjen dhe dashurinë e atyre që për mua kanë më shumë rëndësi”.

11 Komente

  1. N
    Niku

    Një veprim i natyrshëm i zonj. Ristani. Veprimi i Veliajt ka lidhje me gjëndjen e tij dhe jo me paaftësinë e zonj. Ristani, sikurse mund që t’a kuptojnë disa.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Piku

      O Niku qukapiku te ra kjo debilja nga fiku. Kjo eshte aksidentalisht nen kryetare e jo me te drejtonte Tiranën që perpak ishte duke e kthyer si Tirana e Lulziu Bashes o koqe

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patronazhisti

        Niku kari nga Lavdari. Lali e shkarkoi kete kukumjaçken. Nga cfare dorehiqet kjo?!

        Përgjigjjuni
      2. 1
        1

        Lali dhe na vodhi dhe tallet tani.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari

          Ik moj vrome! Ke surrat edhe te krenohesh per gjoja punen tende per Tiranen. Per 1 vit e ca sa ishe ti ne krye Tiranen e mbyti pislleku e papasteria e pakta. Cfare i permiresove Tiranes, cfare i shtove? asgje. Prandaj prapa diellit.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lani

            Është shtuar era e qelbur e Lanës

            Përgjigjjuni
          2. E
            Eldi Hoxha

            Iku nje legene qe e degjeneroi tiranen 1 vit e gjys pisllik e zhvatje, hoqen socialistet e ndershem e mbushen me fis e kusheronj, yyyyt rrace e keqe. Dhe tani jep doreheqejen na nwnkryetare, se kish lindur vetem per kryetare pa e votu askush. Bajge pijanece!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Semi

              Lali shume priti, femra me mosmirenjohese dhe e pabese ne Tirane

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xhamlliku i nershem

                Hahha, e beri Lali te pasur 7 breza e ska dinjitetin t’i permendi as emrin, ue ca mosmirenjohese kjo bunder

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Al Capone

                  Pyetja qe behet kjo Kryetarja e komanduar kur ka dale heren fundit ne Terren...apo jepte vetem delegime dhe urdhra ???

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    liku

                    Kjo është një zonjë e nderuar....të jesh në burg dhe të vazhdosh të drejtosh bashkinë është paradoks dhe pa aftësi e drejtësisë,në se nuk keni bythë ta dënoni përse e mbani të izoluar në burg vetëm për tekat e ndërtuesit Olsi Dado.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje