Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Shkodër.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 05.30, ku për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Andri Vulaj ka plagosur me armë zjarri shtetasit Qamil Luli dhe Ylber Luli, ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) 24- vjeçarin, Vulaj.
Si pasojë e plagëve të marra, Ylber Luli, 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit Andri Vulaj, si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
© SYRI.net