Në fshatin Rras I Butë njësia administrative Ugrej e Lezhës situata sa vjen e bëhet më alarmante. Pasditen e sotme (17:00) zjarri ka përfshirë varrezat e fshatit.
‘Në këtë momente nuk ka asnjë ndërhyrje as nga toka e as nga ajri’ raporton gazetari i Syri Tv në Lezhë.
Shteti nuk duket gjëkundi, ndërsa flakët po përparojnë drejt banesave.
© SYRI.net