Zjarr i përmasave të mëdha në Krastë të Krujës, flakët i afrohen banesave

Zjarr i përmasave të mëdha në Krastë të Krujës, flakët i afrohen banesave

17:25, 07/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr ka përfshirë zonën e Krastës në Krujë dhe po përhapet me shpejtësi, duke krijuar rrezik për banesat pranë vatrës së zjarrit.

Flakët kanë përfshirë një pjesë të kodrës, ndërsa raportohet se rreth 20 banesa ndodhen në rrezik për shkak të përhapjes së zjarrit.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, aktualisht në terren ndodhet vetëm një automjet zjarrfikës, ndërsa banorët kërkojnë shtimin e forcave dhe mjeteve për përballimin e situatës.

Për shkak të terrenit dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, banorët kanë kërkuar gjithashtu ndërhyrje nga ajri, me qëllim frenimin e zjarrit dhe shmangien e afrimit të tij drejt banesave.

Situata vijon të jetë problematike, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave shtesë për vënien nën kontroll të flakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco