Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të konstituohet, duke thënë se seanca e thirrur për 9 shtator nuk duhet të shërbejë për zvarritje të mëtejshme të procesit.
Më herët edhe LDK ka konfirmuar pjesëmarrjen ne seance.
Pas mbledhjes së përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së, Hamza tha se është shkelur Kushtetuta dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili, sipas tij, përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore.
‘Ne kemi insistuar që me u konstitu Kuvendi për shkak se, edhe pse është shkelur afati kushtetues, për me pasur veprime të tjera, Kuvendi duhet të jetë i konstituar’, tha Hamza.
Ai tha se PDK-ja do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit dhe shprehu shqetësimin se thirrja e seancës më 9 shtator mund të mos përfundojë me konstituimin e Kuvendit.
‘Presim që kjo mos të jetë një llogaritje i radhës, politik, që ftohet seanca me datën 9, por Kuvendi mos të konstituohet’, deklaroi Hamza.
Sipas tij, PDK-ja nuk ka përgjegjësi për moskonstituimin e deritashëm të Kuvendit.
‘Ne nuk e thërrasim seancën. Ne nuk kemi përgjegjësi pse deri tash nuk është konstituar Kuvendi’, tha Hamza.
Hamza foli edhe për datat 12 dhe 16 shtator, duke thënë se PDK-ja do të jetë pjesë e marshit të 12 shtatorit të thirrur nga platforma ‘Liria Ka Emër’, ndërsa 16 shtatori, sipas tij, është një datë e rëndësishme për Kosovën.
‘Prandaj, këto janë qëndrimet tona dhe fokusi i jonë si Partia Demokratike e Kosovës do të jetë me datën 12 dhe do të jetë me datën 16’, tha ai.
© SYRI.net
Nesër seanca konstituive, pritet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve
Hoti kërkon Konventën e LDK/ Abdixhiku: S’rrotullohet shteti për një ambicie
Kamberi: 'Bota serbe' po materializohet në sytë e BE-së dhe mbarë botës