‘Rama, dorëhiqu!’/ 100 ditë protestë, qytetarja: Jemi këtu për të ardhmen e fëmijëve tanë

20:25, 07/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në ditën e 100-të të protestës kundër qeverisë Rama, qytetarët vijojnë qëndresën e tyre përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe anulimin e ligjeve që kundërshtojnë.

Në protestën e sotme, një qytetare foli për sakrificën e 100 ditëve, duke deklaruar se protesta nuk është thjesht një qëndresë kundër qeverisë, por një betejë për të ardhmen e fëmijëve dhe të vendit.

Ajo tha se, pavarësisht lodhjes dhe temperaturave të larta, qytetarët do të vijojnë protestën, pasi sipas saj zëri i tyre nuk është dëgjuar nga kryeministri.

“Jemi këtu jo vetëm për 100 ditë, jemi këtu për të ardhmen”, u shpreh qytetarja, duke përsëritur dy kërkesat kryesore të protestës: anulimin e ligjit dhe dorëheqjen e Edi Ramës.

Në fund, një vajzë e vogël iu drejtua kryeministrit me thirrjen: “Edi Rama i pabesë, ti në kopsht e ne në protestë!”

Fjala e saj:

Përshëndetje! Kemi 100 ditë këtu, plot 100 ditë me lodhje. Ku nxehtësia e asfaltit na ka marrë frymën. 100 ditë kur fëmijët e mi më kanë kërkuar që t'i dërgoj te lodrat. Dhe jo, nuk i kam dërguar. Çfarë vlerë kanë lodrat, kur ne nuk kemi një të ardhme të denjë për fëmijët tanë. 100 ditë!

Nuk janë vetëm 100 ditë. Janë 100 ditë sakrificë. Janë 100 ditë lodhje. Janë 100 ditë këmbëngulje. Janë 100 ditë kur zëri i qytetarëve nuk është dëgjuar. Ne jemi këtu që zërin tonë na e dëgjojë kryeministri dhe e gjithë Shqipëria. Jemi këtu jo vetëm për 100 ditë, jemi këtu për të ardhmen.

Dhe të mos harrojmë dy gjëra kryesore: anulimin e ligjit dhe dorëheqjen e Edi Ramës. Shqipëria e shqiptarëve!

Edi Rama i pa besë, ti në kopsht e ne në protestë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco