Dita e 100-të, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, parakalim me flakadanë

Dita e 100-të, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, parakalim me flakadanë

21:15, 07/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në ditën e 100-të të protestës qytetare kundër Edi Ramës, protestuesit të shumtë në numër u mblodhën sot para godinës së Kryeministrisë si çdo natë.

Sot ata për të festuar qëndrueshmërinë e gjatë të protestës, rrethuan sërish godinën e Kryeministrisë.

Gratë dhe vajzat në protest u lidhën dorë më dorë duke krijuar një rreth gjatë gjithë godinës së Kryeministrisë.

Sakaq edhe disa të rinj të tjerë parakaluan përgjatë godinës me flakadanë. Ndërkohë vijoi më pas edhe marshimi i gjithë qytetarëve rreth e qark Kryeministrisë në thirrjet: Ju erdhi fundi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco