Arben Ahmetaj thotë se nuk ka firmosur asnjë vendim për inceneratorët dhe se Altin Dumani, ish kreu i SPAK ka marrë përsipër që të ndjekë kërkesën e kreut të organizatës për firmosjen e urdhërarrestit ndaj tij. Ahmetaj në 'Çim Peka Live' thotë se është Rama vetë prokurori dhe gjykatësi i cili po mbron Belinda Ballukun, duke e quajtur 'plaçkitëse dhe që Shqipëria është llahtarisur me nivelin e plaçkitëses!
Pjese nga intervista
Arben Ahmetaj:
E do të mbyllej... pastaj do ia bënin si Terit. Hidh e hidh se... e di ti që Eko Parkun ia ka hedhur Terit (Shenim Redaksional: Teri I referohet Lefter Koka) ky? E di ti tek Fieri, do t’ju tregoj një çikë vendimin më vonë.
Tek Fieri organizojnë... akuzojnë Terin për shpërdorim detyre, kur ka vendim qeverie për shpronësimin dhe i thonë: “Pse ti i ke kërkuar bashkisë që të ecë me çmimin e tokës si arë? Pra, të mbrojë buxhetin e përgjithshëm”.
Po, këto janë historitë që i organizon kreu i organizatës. Dhe do ta shpjegoj pse është kreu i organizatës, se mund të pyesë ndonjë qytetar: “O, pse i thotë ky kreu i organizatës?”. Ta shpjegoj më vonë dallimin midis mafias dhe politikës, që është thelbësor, fundamental.
Pra, ky është vendimi i Fierit. Këto janë të Tiranës. Ky është i Tiranës. Ku jam unë?
Unë nuk po hyj historive... ore, nuk po hyj historive që kam letra pafund për Fierin, për Tiranën, në bazë të ligjit. Nuk po hyj asaj. Po ku është, çfarë i kam dhënë unë? Për çfarë s’ma jep akuzë korrupsioni?
Po ai e kuptoi që tek pastrimi i parave ke bërë salto mortale, kap veshin e majtë me dorën e djathtë. Po, unë nuk kam firmosur, nuk kam qenë në pozicion të jap asgjë.
Çfarë... zoti Dumani, çfarë... për çfarë ke marrë përsipër që të ndjekësh kërkesën e kreut të organizatës?
Edhe e themi edhe më pas... për plaçkitësen del e thotë se nuk ka bërë gjë kjo. Shqipëria është llahtarisur me nivelin e plaçkitëses!
Dhe... për mua thotë “po të isha unë prokuror dhe gjyqtar”. Po ti je prokuror dhe gjyqtar edhe për ca kohë, Ti je! Ti ke guxuar të dalësh dhe të thuash që “po të isha unë prokuror dhe gjyqtar”...
Se ty s’të ka marrë mendja që unë nuk e llogaris më veten time. Unë do të ndjek çdo lloj rruge ligjore për të drejtën time dhe të familjes sime, që i kanë bërë gjenocid.
Ore, e diti çfarë i thotë në dosje ky Besmiri i Ulsiut? Alifmatrak, s’di as të shkruajë! Thotë që... “për një projekt konsulence të gruas time me kompani të palidhura me inceneratorët, të palidhura me Shqipërinë, të palidhura me punë publike, zero, të vërtetuara”.
Kjo, “nuk ka aftësinë profesionale”. Domethënë... në qoftë se zonja e një prokurori mund të ketë aftësinë profesionale të gjenerojë të ardhura në legjitimitet të vet, nga përkthimet apo nga konsulencat, gruaja ime s’ka të drejtë.
Që jemi duke folur për konsulencë... nga një marketing digjital apo marketing në tërësi. Nuk po flasim për kibernetikë. Flasim për profesionin e saj, 25 vite punë.
Dhe... Besmiri i Ulsiut thotë që “nuk ka aftësinë”, thotë. Dhe këta nuk i lexojnë, as Millonai nuk i lexon, as ai nuk i lexon, se ajo kërcënon për ta çuar te vendi e asaj gjësë... atë...
Pastaj kërcënon ish-gruan time, i thotë “se mos e nxjerr këtë dokument”. Marrëveshja midis qytetares zvicerane dhe ish-gruas sime për të përdorur shtëpinë, “se mos e nxjerr këtë në gjykatë”.
Ore, ku jemi? Ku jemi? Aranit Çela do t’i kishte zili!
Kjo ka ndodhur me çështjen time dhe unë po jua them. Sot është përmbysur sistemi. Gjyqtarët nuk kanë kurajo. Ndaj kërcënimeve dhe bullizimit, deri në ekstrem, që bëjnë segmentet e SPAK-ut ndaj Gjykatës.
Çfarë të pres unë nga kjo gjykatë? Ja po i them dhe Komisionit Evropian, çfarë të bëj unë? Çfarë të bëj unë? E patë, çfarë të bëj unë? Çfarë? Ku të shkoj?
Këtë që po bëj. Këtë që po bëj unë do ta bëj dhe do ta bëj... deri në ditën e fundit të jetës time. S’ka rëndësi çfarë kërcënon ky. Ky ka bërë llogari gabim me mua. I ka bërë llogaritë totalisht gabim.
Unë nuk mbahem as për trim, as për i fortë, s’më ka mbajtur njeri. As për trim, as për i fortë. Për familjen time, për fëmijët e mi, për veten time, mendoj që, prej guri e prej çeliku kam për t’u bërë. S’kam frikë fare! Zero!
© SYRI.net
Protesta e 101-të, para parlamentit dhe drejtoria e Policisë! FNSH dhunë ndaj protestuesve i marrin zvarrë dhe arrestojnë
Noka: Policia ‘flakë’ sot, ndërhyri më shpejt ndaj protestuesve se ndaj zjarreve
Berisha: Dënoj terrorin policor e mediatik ndaj protestuesve paqësorë, Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme