Lajmi i fundit

LIVE/ 104 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

VIDEO/ Ahmetaj zbardh përgjimin: Po bëhet trafik armësh, vijnë nga Afrika paketohen në Shqipëri, marrin rrugët ...

21:56, 07/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe për industrinë ushtarake, duke deklaruar se armë vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri për t’u dërguar më pas në zona konflikti.

Ai e ka lidhur këtë skemë me zyrtarë të lartë dhe me atë që e cilëson si ‘kreu i organizatës’, duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë.

Pjesë nga intervista ekskluzive:

ÇIM PEKA: Te episodi i dytë.

AUDIOPËRGJIMI-PJESA E DYTË: VIDEO (Lart)

Transkripti

Ron: Qeverisë I duhet ta bëjë 100% pronë të agjencisë qeveritare 
Ron: Më pas qeveria do të zgjedhë një agjenci bashkëpunuese me 100% me 100% aksione qeveritare dhe hyn në kompaninë që krijohet.
Tatjana përkthen në gjuhën ukrainase
Ron: Unë rekomandoj që aksionet tuaja në këtë kompani të mos jetë ukrainase por një koorporate amerikane sepse shumë më mirë të shfaqet si amerikane.
Kompania mburojë do të jetë kompani qeveritare.
Aksionet që ka Igori në kompaninë shtetërore do të zotërohen nga kompania Amerikane, çdo aksion.
Aksionet nuk do të zotërohen nga Igori, por nga një kompani amerikane e cila po hyn në partneritet me qeverinë shqiptare. 
Tatjana përkthen në gjuhën ukrainase
Ron: Dhe kështu i mbyllim gojën Ambasadës Amerikane. I mbyllim gojën me kompaninë amerikane.
Ron: Kam një pyetje 
Ron: Plani juaj nuk ndryshon, saktë
Ron: Ne do të marrim Vlorën, Saktë
Ron: Në Vlorë ne do të çojmë gazin. Nga atje në Vlorë
Tatjana flet në anglisht: Kompania jonë do të bëjë të mundur transferimin e gazit nga atje në Vlorë

ARBEN AHMETAJ: Tani, episodi i dytë shpjegon strukturën, vetë Roni. I thotë: ‘Do ketë një kompani shtetërore mburojë’. Dhe abuzon, përveç strukturës kriminale për devijimin e pasurive të shqiptarëve, abuzon me respektin e shqiptarëve për SHBA-në. Thotë: ‘Do krijojmë një trust në Amerikë që t'i mbyllim gojën ambasadës amerikane’.

Ky ustai që do të mirrte dhe borxhin, për të grabitur dhe Delvinën, po do marrim thotë edhe Vlorën, TEC-in e Vlorës. Plaçkitësja me këtë dreka darka i ka të evidentuara. Strukturë kriminale. Strukturë purifike kriminale për të grabitur Shqipërinë.

I kam thënë shqiptarëve. U them dhe protestës. Merrni hartën e Shqipërisë, po gjetët një copë tokë që ky nuk e ka shpërndarë aty ku i do qefi përmes ligjeve të investimeve strategjike. 

A e dini sa metra katrorë ka dhënë përmes ligjit të investimeve strategjike? 

2.1 milionë metra katrorë, ka dhënë ky, përmes Ligjit të investimeve strategjike. 2.1 milionë metra katrorë, pronë e shtetit, e qytetarë ia ka dhënë aty ku  i do qejfi.

Ligji i investimeve strategjike kishte sens 3 vite, por në ekstrem 5 vjet po në ekstremitet 5 vjet, por jo 12 - 13 e 14 vjet që ti të grabitësh gjithçka që të del përpara me këdo që ti i futesh në shtëpi i del nga shtëpia, e ke në rreth, i bën atë që s'duhet bërë, pastaj i jep atë që s'duhet dhënë.Jo. Ligji i Investimeve Strategjike duhej të abrogohej dje. E duhej të vijë nga pseudo ose antikorrupsionistët brenda grupit të PS-së. Njëri nga ata, 2 nga ata, 10 nga ata. Le t'i kërcënojë siç i kërcënoi unë do bëj dhe listë deputetësh. Ndoshta po, e ndoshta jo. Por nuk i kërcënon përfaqësuesit e popullit me listë, se ke 30 vite në pushtet e ke bërë vetëm një gjë. Ke shthurrur ADN-në shtetformuese të Shqipërisë. Sot  ADN-në shtetformuese e Shqipërisë është e sakatuar. Nuk ka institucione. Media e blerë. Parlamenti i sakatuar, i turpshëm. Institucionet janë duke u shitur me shërbimet. Për çfarë e për kë e ka bërë? Duhet tia thotë drejtësisë nëse do reflektojë por dhe shqiptarëve

ÇIM PEKA: Vijmë te episodi i tretë.

AUDIOPËRGJIMI- PJESA E TRETË: VIDEO (lart)

Transkripti
Ron: Kemi vendosur të shkojmë në Afrikë me biznesin e prodhimit. Unë mendoj se është biznes i mirë. Një biznes shumë i mirë. Përafërsisht qindra milionë që ne mund të bëjmë me prodhimin e municioneve. 

Tatjana: Me KAYO-n. Saktë. 
Përkthen në gjuhën ukrainase
Sergei flet në gjuhën ukrainase
Tatjana: Pra do të thuash (Ndërhyn Ron) 
Ron: Në këtë moment unë kam dy, unë kam tre në Sudan dhe Nigeri. 
Sergei flet në gjuhën ukrainase
Ron: Sergei ke qenë në Afrikë? 
Ron: Hajde me mua në shkurt 
Igor flet në gjuhën ukrainase 
Tatjana:Nuk mund të vij
Ron për Igor. Do të të nisim foto.
Qeshin
Ron: Ti do të vish për të parë. Do të kuptosh Sudanin
Ron: A flet frëngjisht
Sergei:Vetëm gjermanisht
Sergei flet në gjuhën ukrainase, ndërhyn Ron Yffet
Ron: Porositë duhen bërë me para
Sergei flet në gjuhën ukrainase dhe përmend Gana, Angola dhe Nigeri
Tatjana përkthen në anglisht për Ron 
Tatjana: Këto janë shtetet që Ron dhe Rafael zakonisht dërgojnë…
Tatjana: Nuk kuptohet 
Sergei flet në gjuhën ukrainase
Tatjana: Ku dëshiron ta kesh  paketimin, në cilin shtet?

Roni: Sigurisht në Shqipëri.
Tatjana përkthen: Në Shqipëri 
Tatjana: Në Afrikë, ti po punon me KAYO sigurisht
Ron: Ne nuk e dimë atë

ARBEN AHMETAJ: Është vetëshpjeguese. Jemi duke folur për trafik ndërkombëtar armësh, jo në kuadër të marrëveshjes së NATO-s që ka Shqipëria me Ukrainën. Jemi duke folur për trafik armësh nga vendet e Afrikës që paketohen në Shqipëri dhe marrin rrugën.

ÇIM PEKA: Si paketohet? Mbaj mend që ka thënë në Parlament ministri aktual i Mbrojtjes: ‘Ne tashmë po prodhojmë armë dhe ato po përdoren në vende konflikti’.

ARBEN AHMETAJ: Kemi shoqërinë Advanced Arms Technology, e cila prodhon armë. Pra, Roni, i borxhit, i KAYOs, i TEC-it të Vlorës, i rezervës së naftës, do të bëjë trafik armësh.

Ermal Raketa ka detyrim t'u tregojë shqiptarëve çfarë armësh? Kush i prodhon? Nga kanë ardhur? Zoti Raketa thotë që përdoren në zona konflikti aktuale. Kjo është gafë penale, nxjerr sekretin dhe tregon trafikun e armëve të fshehur pas koncesioneve kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco