Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në zonën e Brrylit, përfshihet nga FLAKËT karburanti, zjarrikësit, policia dhe ambulanca në vendngjarje (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim i fuqishëm në zonën e Brrylit, përfshihet nga
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar të ketë ndodhur në një karburant në zonën e Brrylit në kryeqytet, ku për pasojë në vendin e ngjarjes është konstatuar një zjarr me përmasa të konsiderueshme. Sipas banorëve të zonës shpërthimi është dëgjuar rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve pararprake bëhet fjalë për një makinë e cila është përplasur me karburantin duke shkaktuar më pas shpërthimin dhe flakët, por kjo nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht.

Në pamjet e siguruara nga Newsbomb.al, shihet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ato të policisë dhe shërbimi i ambulancës. Deri më tani dyshohet se kanë qenë 3 automjete zjarrfikse në terren, ndërsa blutë kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga zjarri dhe as shkaku ekzakt i rënies së tij, pritet një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

   

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese