Shpërthimi i fuqishëm në karburantin “Eida” në zonën e Brrylit dyshohet të ketë ndodhur pasi është vendosur tritol.
Pavarësisht se raportimet e para sugjeruan të ishte pëprplasja e një makine ajo e cila shkaktoi shpërthimin që la të plagosur 3 punonjësit dhe tronditit banorët e zonës, shpërthimi i godinës krahë karburantit ka nxitur dyshimin se është vendosur tritol. Një tjetër dyshim është se ka shpërthyer një depozitë e pikës së karburantit, për pasojë është shembur godina një katëshe.
Megjithatë ende nuk ka një reagim zyrtar të organeve kompetente për sqarimin e plotë të ngjarjes. Kujtojmë se shpërthimi u raportua të kishte ndodhur nga banorët e zonës rreth orës 06:30 të mëngjesit të kësaj të mërkure. Në vendin e ngjarjes u konstatuan flakë me përmasa të konsiderueshme, si edhe godina një katëshe ku qëndronin punonjësit është shkatërruar.
Në pamjet e siguruara nga Newsbomb.al, shihet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ato të policisë dhe shërbimi i ambulancës. Deri më tani dyshohet se kanë qenë 3 automjete zjarrfikse në terren, ndërsa blutë kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin.


