Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Blutë e Tiranës sqarojnë ngjarjen tek Brryli: Shpërthimi u shkaktua nga një bombul gazi, po furnizohej me karburant një automjet (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Blutë e Tiranës sqarojnë ngjarjen tek Brryli: Shpërthimi u
Foto nga vendi i ngjarjes

Blutë e Tiranës kanë dhënë një informacion paraprak në lidhje me ngjarjen e regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e brrylit, ku një shpërthim u konstatua në karburanin “Eida”.

Sipas njoftimit të dhënë nga policia, dyshohet se në karburant ka shpërthyer një bombul gazi gjatë kohës që një automjet ishte duke u furnizuar me karburant. Po ashtu është bërë me dije se fatmirësisht tre punonjësit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor vijon të ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. Pas shuarjes së flakëve, zjarrëfiksësit kanë nisur pastrimin e rrugës, e cila vijon ende të jetë e bllokuar për qarkullim dhe pritet të hapet vetëm pasi të përfundojnë ndërhyrjet dhe të rikthehet situata në gjendje normale, për të garantuar sigurinë e kalimtarëve dhe automjeteve.

Në zonë po ashtu raportohet se është duke u punuar për largimin e pasojave rë shpërthimit, një fadromë është duke hequr inertet e mbetur pas shkatërrimit të strukturës së karburanitt dhe godinës njëkatëshe ku qëndronin punonjësit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet.

Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese