E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“PISA 2025, dëftesë e jashtëzakonshme për Shqipërinë”, Rama: Sot jemi të parët në rajon

Ilustrim · Vizion Plus

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të rezultateve të Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA 2025, duke e cilësuar performancën e nxënësve shqiptarë si një rezultat të jashtëzakonshëm.

Rama tha se rezultatet janë fryt i punës së bërë gjatë vitit për përmirësimin e performancës në arsim.

Rama: Ka ditë që shkohet në punë me ndjesinë që kjo është detyra, ka ditë që shkohet në punë me ndonjë mendim që e përcakton atë ditë si rezultat i një çështjeje që është në tryezë dhe ka ditë si kjo që shkohet në punë me një kënaqësi shumë të madhe. Dje kemi marrë një rezultat për të cilin kemi punuar shumë fort, kemi punuar shumë fort për një vit për të adresuar realisht aty ku duhej të gijtha pikat e nevojshme.

Kryeministri e cilësoi rezultatin e Shqipërisë si një “dëftesë të jashtëzakonshme”, duke ia dedikuar atë nxënësve shqiptarë.

Rama: Shqipëria dje ka marrë një dëftesë të jashtëzakonshme, i takon atyre që janë drita e syve të prindërve të këtij vendi, nxënësve tanë. Kemi dalë si asnjëherë më mirë në testin PISA 2025. Sot jemi të parët në rajon. Të parët në rajon duke zënë vendin që kemi ambicie të zëmë në çdo drejtim dhe në çdo sektror.

Rama theksoi se Shqipëria ka shënuar rezultatin më të mirë të saj në historinë e pjesëmarrjes në PISA dhe se vendi tashmë renditet në krye të rajonit.

Shqipëria renditet në vendin e parë në rajon në shkencë, duke lënë pas vende si Serbia, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa udhëheq klasifikimin në matematikë së bashku me Malin e Zi./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh