Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTOT/ Rrënoja dhe shkatërrim, çfarë la pas shpërthimi i fuqishëm i karburantit “Eida” te Brryli

Shkruar nga Newsbomb
FOTOT/ Rrënoja dhe shkatërrim, çfarë la pas
Foto nga karburanti "Eida"

Gjithçka ka mbetur pas shpërthimit të fuqishëm te “Eida” në Brryl janë rrënoja. Në fotot e siguruara nga Newsbomb.al duket se godina njëkatëshe e cila shërbente për akomidimin e punonjësve është shaktërruar, e po ashtu edhe fasada e karburantit.

FOTOT/ Rrënoja dhe shkatërrim, çfarë la pas
Foto nga rrenojat te karburanti "Eida"

Tashme vendin e atij që më parë ishte një karburant e kanë zënë rrënojat e bëra “pirg” pas shpërthimit që tronditi banorët e zonës e la të plagosur tre punonjës. Çatia e pikës së karburantit është pjesërisht e shembur, me kabllo të varura dhe pjesë të dëmtuara. Në pamje duken edhe pajisjet e furnizimit me karburant që janë të rrëzuara apo të shkatërruara.

FOTOT/ Rrënoja dhe shkatërrim, çfarë la pas
Foto nga rrenojat

Kujtojmë se sipas njoftimit të dhënë nga policia, dyshohet se në karburant ka shpërthyer një bombul gazi gjatë kohës që një automjet ishte duke u furnizuar me karburant. Po ashtu është bërë me dije se fatmirësisht tre punonjësit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.

FOTOT/ Rrënoja dhe shkatërrim, çfarë la pas
Karburanti Eida pas shperthimit

Grupi hetimor vijon të ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. Pas shuarjes së flakëve, zjarrëfiksësit kanë nisur pastrimin e rrugës, e cila vijon ende të jetë e bllokuar për qarkullim dhe pritet të hapet vetëm pasi të përfundojnë ndërhyrjet dhe të rikthehet situata në gjendje normale, për të garantuar sigurinë e kalimtarëve dhe automjeteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese