Tjetër disfatë politike për Kallas, i kundërshtohet nga disa shtete nisma për mbrojtjen evropiane

9 Shtator 2026 | 09:16

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka pësuar një tjetër goditje politike, pasi disa shtete anëtare kundërshtuan iniciativën e saj për krijimin e një grupi ekspertësh mbi mbrojtjen evropiane.

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) anuloi në minutën e fundit, të dielën, krijimin e grupit të nivelit të lartë, i cili synonte të hartonte një raport mbi forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të BE-së dhe identifikimin e boshllëqeve në investimet strategjike.

Kallas, Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, e kishte prezantuar nismën vetëm disa ditë më parë. Ajo kishte deklaruar se synimi ishte të mblidheshin ekspertë të shquar të sigurisë dhe mbrojtjes për të propozuar zgjidhje të reja për forcimin e mbrojtjes evropiane.

“Ne kemi vendosur të mos vazhdojmë me iniciativën”, tha një zyrtar i BE-së , duke kërkuar të mbetej anonim. Sipas tij, disa shtete anëtare vlerësuan se kjo “nuk ishte rruga e duhur për t’u ndjekur në këtë moment”.

Episodi i fundit nxjerr në pah vështirësitë politike me të cilat po përballet Kallas në përpjekjet për të avancuar nisma të reja pa një mbështetje të gjerë nga vendet anëtare.

Në një kohë kur EEAS-i po përballet me presion në rritje për reforma, mbështetja e shteteve anëtare, veçanërisht e vendeve më të vogla, mbetet thelbësore për rolin dhe ndikimin e shërbimit diplomatik të BE-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor, njoftoi të martën mbrëma presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç. Vuçiç i tha Radio...
21:21 | 08/09/2026

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës jep dorëheqjen pasi agjentët anti-korrupsion bastisën zyrën e tij

Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës ka dhënë dorëheqjen pasi hetuesit përdorën shkallë për të bastisur zyrën e tij në lidhje me një skandal të madh...
20:30 | 08/09/2026

Suedia voton, gara elektorale e dominuar nga mirëqenia dhe siguria

Suedia voton për zgjedhjet e përgjithshme ditën e diel, në një proces që mund të bëjë që opozita e majtë të rrëzojë qeverinë pas një...
19:49 | 08/09/2026