Vodhën para dhe mallra të ndryshme në dy biznese, kapet 18-vjeçari në Korçë
Komisariati i Policisë Korçë ka finalizuar një operacion për dokumentimin dhe zbardhjen e dy rasteve të vjedhjes së ndodhura në qytet.
Në pranga ka rënë një 18-vjeçar me inicialet A.H., ndërsa një tjetër 18-vjeçar, me inicialet E.Ll., është identifikuar si bashkëpunëtor i tij. Dy të rinjtë dyshohet se kanë vjedhur një market në lagjen numër 16 të Korçës, rreth një muaj më parë.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se të rinjtë dyshohet se janë autorë edhe të një tjetër vjedhjeje, të ndodhur disa javë më parë në një bar-kafe në lagjen numër 9 të qytetit.
Sipas policisë, pas këqyrjes dhe ekspertimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, si dhe kryerjes së veprimeve të tjera hetimore, është bërë i mundur dokumentimi i dy rasteve dhe identifikimi i personave të dyshuar.
Në të dyja bizneset, të rinjtë dyshohet se kanë marrë shuma parash, por edhe mallra të ndryshme.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht përfshirjen e tyre në rastet e vjedhjeve.
Shpërthimi i karburantit, reagon Spitali i Traumës mbi gjendjen shëndetësore të 3 të plagosurve
Policia: Shpërthen bombula e gazit në një karburant në Brryl, plagosen 3 punonjës
FOTOLAJM! Kjo është pamja e karburantit pas shpërthimit te Brryli
- 09:16 Tjetër disfatë politike për Kallas, i kundërshtohet nga disa shtete nisma për mbrojtjen evropiane
- 09:10 Champions League! Spektakël golash, City dhe Real Madrid nisin me fitore
- 09:08 Pas më shumë se një muaji pritje, sot vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
- 09:03 SHBA-ja sanksionon të gjitha linjat ajrore të Iranit
- 08:51 Shpërthimi i karburantit, reagon Spitali i Traumës mbi gjendjen shëndetësore të 3 të plagosurve
- 08:42 PISA 2025, Rama: Shqipëria shënon rezultatet më të mira, e para në rajon