Rubio paralajmëron Iranin: Sa herë të tentoni të godisni anijet amerikane, do të humbni cisterna

9 Shtator 2026 | 09:30

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e cilësoi situatën si “mjaft të drejtpërdrejtë”.

“Irani vazhdon të përpiqet të godasë anijet luftarake amerikane. Dhe për çdo herë që e bën këtë ose përpiqet ta bëjë, do të humbasë cisterna”, deklaroi Rubio gjatë një vizite në Kolumbi.

Sipas CENTCOM, anija amerikane e shënjestruar nga raketat iraniane arriti t’u shmangej sulmeve dhe asnjë ushtar amerikan nuk u plagos.

Sulmet e fundit vijnë vetëm pak ditë pasi SHBA-ja goditi tre cisterna të tjera iraniane, pas përpjekjeve të Teheranit për të sulmuar një aeroplanmbajtëse dhe një anije amerikane të pajisur me raketa të drejtuara.

Ndërkohë, tensionet në rajon mbeten të larta, ndërsa çdo përshkallëzim i mëtejshëm rrezikon të ndikojë jo vetëm në sigurinë e Lindjes së Mesme, por edhe në furnizimin global me naftë dhe çmimet në tregjet ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet helikopteri me mjekë në Malajzi, 5 të vdekur (VIDEO)

Pesë persona, përfshirë personel mjekësor, u vranë kur një helikopter që transportonte mjekë u rrëzua në Malajzi të martën, tha sot Ministri i Shëndetësisë i...
09:24 | 09/09/2026

SHBA-ja sanksionon të gjitha linjat ajrore të Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj të gjitha linjave të mbetura ajrore në Iran, duke e rritur ndjeshëm trysninë ndaj sektorit të aviacionit të...
09:03 | 09/09/2026

Trump telefonatë me Putin për Ukrainën, reagon Kremlini

Ndërsa vendet që mbështesin Kievin po shtojnë ndihmat e tyre ushtarake, Moska flet për një afrim të mundshëm me SHBA-në pas një bisede telefonike mes...
08:24 | 09/09/2026