Trump përshkallëzon luftën tregtare me Kanadanë, ndalon importin e pijeve alkoolike
Presidenti amerikan Donald Trump ka përshkallëzuar luftën tregtare me Kanadanë, duke vendosur masa të reja ndaj importeve kanadeze, përfshirë alkoolin dhe një sërë produktesh të tjera.
Nga 15 shtatori, disa produkte kanadeze, përfshirë dyshekët, varkat me motor dhe karrocat e golfit, do të përballen me tarifa shtesë prej 50%. Ndërsa nga 29 shtatori do të hyjë në fuqi ndalimi i importeve për disa pije alkoolike dhe produkte të caktuara të qumështit.
Kanadaja ka reaguar me tarifa hakmarrëse ndaj importeve amerikane në vlerën e 27.6 miliardë dollarëve kanadezë, duke përfshirë çelikun, aluminin, djathin dhe produkte të tjera.
Kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi se dobësimi i lidhjeve ekonomike me SHBA-në do të ketë kosto, por sipas tij, përfitimet afatgjata do të jenë më të mëdha.
“Ky ndryshim do të ketë një kosto. Por kjo nuk i afrohet kostos së qëndrimit në vend”, tha Carney.
Rubio paralajmëron Iranin: Sa herë të tentoni të godisni anijet amerikane, do të humbni cisterna
Rrëzohet helikopteri me mjekë në Malajzi, 5 të vdekur (VIDEO)
SHBA-ja sanksionon të gjitha linjat ajrore të Iranit
- 09:32 Spektakli i Championsit vazhdon, sot në mbrëmje përballje gjigantësh në Evropë
- 09:30 Rubio paralajmëron Iranin: Sa herë të tentoni të godisni anijet amerikane, do të humbni cisterna
- 09:27 Merkel: Suksesi i AfD-së është një pikë kthese e vërtetë në historinë gjermane
- 09:24 Rrëzohet helikopteri me mjekë në Malajzi, 5 të vdekur (VIDEO)
- 09:21 Vodhën para dhe mallra të ndryshme në dy biznese, kapet 18-vjeçari në Korçë
- 09:16 Tjetër disfatë politike për Kallas, i kundërshtohet nga disa shtete nisma për mbrojtjen evropiane