“Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburantit” – Drejtori i Zjarrfikëses jep detaje nga ngjarja te ‘Brryli’

9 Shtator 2026 | 09:48

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Tiranë, Shkëlqim Goxhaj tha në një deklaratë për mediat se zjarri në pikën e karburantit në zonën e Brrylit ka ndodhur për shkak të shpërthimit në zyrën e kësaj pike karburanti.

Goxhaj theksoi se hetimet lidhur me shkaqet e shpërthimit vijojnë pasi ka informacione se mund te ketë qenë një automjet që ka goditur zyrat e karburantit, ndërsa shtoi se brenda ditë së sotme do të zbardhet edhe shkaku i shpërthimit.

“Zjarrfikësit mbërritën shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe ndaluan rrjedhjen e gazit që vijonte, situata u vu nën kontroll shpejt, Ka qenë shpërthim jo zjarr, ndaj flakët u vunë nën kontroll brenda një kohe të shkurtër. Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburantit, zyrat janë rrëzuar, edhe xhamat që janë përhapur në rrugë na bëjnë të mendojmë  se shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburantit. Shpërthimi ka ndodhur nga gazi, ndoshta edhe avujt e benzinës, pasi ky është një shpërthim jo zjarr. Mund të ketë qenë edhe automjet që ka goditur zyrat e karburantit, brenda ditës së sotme do kemi edhe shkakun e shpërthimit”, tha Goxhaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vodhën para dhe mallra të ndryshme në dy biznese, kapet 18-vjeçari në Korçë

Komisariati i Policisë Korçë ka finalizuar një operacion për dokumentimin dhe zbardhjen e dy rasteve të vjedhjes së ndodhura në qytet. Në pranga ka rënë...
09:21 | 09/09/2026

Shpërthimi i karburantit, reagon Spitali i Traumës mbi gjendjen shëndetësore të 3 të plagosurve

Tre persona janë dëmtuar si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një karburant pranë zonës së “Brrylit” në Tiranë. Spitali Universitar i Traumës bën me...
08:51 | 09/09/2026

Policia: Shpërthen bombula e gazit në një karburant në Brryl, plagosen 3 punonjës

Një bombul gazi ka shpërthyer në një pikë karburanti në zonën e Brrylit, në Tiranë, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet. Sipas...
08:17 | 09/09/2026