Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburanit!” Drejtori i Zjarrfikëses jep DETAJE nga ngjarja që “shkundi” Brrylin

Shkruar nga Newsbomb
“Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburanit!” Drejtori i
Shkelqim Goxhaj

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me zjarrin në pikën e karburantit “Eida” në zonën e Brrylit në kryeqytet.

Goxhaj u shpreh se zjarri ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, teksa theksoi se nga hetimet e deritanishme konstatohet që shpërthimi të ketë ndodhur në ambientin njëkatësh të zyrave të karburantit, pasi pjesa e përparme e “Eida”-s vetëm është dëmtuar.

Sipas tij, punonjësit e shërbimit zjarrfikës kanë ndaluar menjëherë rrjedhën e gazit duke vendosur me tej flakët nën kontroll. Po ashtu ai nuk përjashtoi mundësinë  përplasjes së një automjeti me karburantitn sipas deklaratës së përfaqësuesve të biznesit.

“Në orët e para të mëngjesit kemi pasur shpërthim të gazit në ambientet e karburantit menjëherë është lajmëruar shërbimi zjarrfikës në sallën operative  dhe janë vënë në lëvizje dy stacionet e para që janë edhe afër pikës së karburantit, stacioni i Kinostudios dhe ai i Qytetit Studenti.

Menjëherë punojësit e shërbimit zjarrfikës kanë ndaluar rrjedhjen e gazit, spese flaka vijonte për shkak të saj, kanë mbyllur rrjedhjen e gazit dhe në pak minuta është bërë e mundur izolimi i flakëve  situata është vënë në kontroll. Sepse edhe masa e flakëve nuk ka qenë shumë e madhe, pra ka qenë shpërthim jo zjarr.

Nga ajo që ne shohim mendojmë që shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburantit, pra ai objekt zyrat janë rrëzuar, vetë pjesa para e pikës së karburantit nuk është e përfshirë nga flakët por është dëmtuar nga shpërthimi, edhe xhamat dhe gjithë materialet e përhapura në rrugë na bën të mendojmë që ka ndodhur në zyrat e karburantit.

Shpëthimi ka ndodhur nga gazi, ndoshta nga avuj të beniznës, pastaj për defekte teknike që mund të ketë pasur firma do t’i konstatojmë në vjim. Përfaqësues të karburantit na thonë që mund të ketë qenë edhe një automjet që ka goditur karburanitn, por mbetet për t'u parë, do shihen kamerat e sigurisë”, u shpreh Goxhaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese