Punime në rrjetin e energjisë elektrike, zonat që nuk do kenë drita në Tiranë

Në zonën e Paskuqanit dhe rrugën “Lidhja e Prizrenit” do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 10:30-14:00.
Në një njoftim, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes bën me dije se kjo mungesë e energjisë do të jetë si pasojë e disa punimeve në rrjet për ndërrimin e pajisjeve komutuese.
Njoftimi i OSSH
Njoftim për abonentët #Tiranë
#Stakim 09 shtator
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit dhe përmirësimit të furnizimit me energji elektrike, do të kryhen punime për ndërrimin e pajisjeve komutuese në një nga fiderat e NST Rajonal, në datë 09 shtator gjatë intervalit kohor 10:30-14:00 do të stakohet energjia elektrike.
Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:
Pjesërisht: Paskuqan, rruga: “Lidhja e Prizrenit”.




