• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banorët e Letanit në Elbasan protestojnë kundër ndotjes nga guroret: Na ka mbuluar pluhuri

10:35 : 09/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Banorët e fshatit Letan, në Njësinë Administrative Bradashesh të Bashkisë Elbasan, kanë protestuar këtë të mërkurë kundër ndotjes masive për shkak të aktivitetit të një guroreje në zonë, duke ngritur shqetësime për problematikat e shkaktuara për shëndetin nga ndotjen e mjedisit, pluhurin që përhapet pothuajse gjatë gjithë ditës si edhe dëmtimin e infrastrukturës së rrugëve nga makineritë e tonazhit të rëndë.

Sipas banorëve, aktiviteti i gurores pranë zonës së banuar vijon prej më shumë se dy vitesh dhe ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta për jetën e përditshme të komunitetit.

Banorët pretendojnë se niveli i pluhurit të shkaktuar nga lëvizja e mjeteve dhe aktiviteti i gurores është bërë shqetësues, duke ndikuar në banesa, tokat bujqësore dhe rrugët e zonës.

Të paktën një bllok banimi me 50 familje pranë vendit ku është gurorja janë të prekura nga kjo situatë. Ata shprehen se në ditët me aktivitet të shtuar e kanë të vështirë të mbajnë hapur dritaret e banesave, ndërsa sipas tyre, pluhuri depozitohet edhe mbi kulturat bujqësore.

“Na ka mbuluar pluhuri”, është një prej shqetësimeve kryesore të përcjella nga banorët gjatë protestës.

Lexo edhe:

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinj në Elbasan

Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi

Sipas tyre, frutat dhe perimet e kultivuara në zonë mbulohen nga pluhuri dhe për pasojë, banorët shprehen të shqetësuar për mundësinë e konsumimit të tyre.

Përveç ndotjes së pretenduar, banorët ngrenë shqetësime edhe për dëmtimin e infrastrukturës rrugore, që sipas tyre lidhet me qarkullimin e vazhdueshëm të mjeteve të rënda që përdoren për transportin e materialeve.

Banorët bëjnë me dije se i janë drejtuar në mënyrë të përsëritur institucioneve lokale dhe qendrore përmes ankesave dhe shkresave zyrtare, duke kërkuar verifikimin e situatës dhe marrjen e masave.

Megjithatë, sipas tyre, pavarësisht ankesave të depozituara, aktiviteti i gurores vijon.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar nivelin e ndotjes, kushtet në të cilat ushtrohet aktiviteti dhe ndikimin që ai ka mbi komunitetin dhe mjedisin përreth.

Ata paralajmërojnë gjithashtu se, nëse problematika nuk merr zgjidhje dhe nuk merren masa konkrete, do të vijojnë protestat dhe do të përshkallëzojnë reagimin e tyre.

Në një ditë të zakonshme, sipas banorëve, aktiviteti në gurore nis rreth orës 08:00 të mëngjesit. Ndërsa këtë të mërkurë, në momentin e protestës, mjetet e punës u panë të fikura.

Në zonë ishin të pranishëm banorët protestues dhe mediat, të cilët ndoqën nga afër situatën.

Banorët kërkojnë që institucionet kompetente të dalin me një qëndrim të qartë dhe të marrin masa nëse konstatohen shkelje të standardeve mjedisore apo të kushteve të ushtrimit të aktivitetit.

Etiketa: banoretelbasanguroreletan

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinj në Elbasan

16:39 : 07/09/2026
AKTUALITET

Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi

19:51 : 06/09/2026
AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në Elbasan

21:38 : 04/09/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, shkak shpejtësia

10:30 : 04/09/2026
AKTUALITET

Ndërprerje të energjisë elektrike për katër ditë në Elbasan, zonat e prekura dhe orari

19:05 : 02/09/2026
SPORT

Incidentet në Elbasan/ FSHF paralajmëron masa për Vllazninë, klubi shkodran: Çështja të gjykohet me paanësi!

10:12 : 30/08/2026

TË GJITHA

Banorët e Letanit në Elbasan protestojnë kundër ndotjes nga guroret: Na ka mbuluar pluhuri

10:35 : 09/09/2026

43 vatra zjarri në 24 orë, 13 ende aktive

10:30 : 09/09/2026

Prokuroria kërkon “arrest me burg”, nis seanca gjyqësore për Jozefin Markun

10:24 : 09/09/2026

Pas 100 ditësh/ “Revolucioni i Flamingove” përballet me sfidën e së ardhmes

10:23 : 09/09/2026

Sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, AAK bojkoton: Nuk legjitimojmë shkeljen e Kushtetutës

10:13 : 09/09/2026

Përplasja për pagat/ Administrata në Gjykatën e Tiranës vazhdon bojkotin

10:07 : 09/09/2026

Shpërthimi te “Eida”, drejtori i Zjarrfikëses: Dyshohet se ndodhi në ambientet e zyrave të karburantit

10:03 : 09/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com