Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

U denoncua nga deputetja e PS-së, shoqërohet në Komisariat Arvina Lleshi! Lirohet në orët e para të mëngjesit

Shkruar nga Newsbomb
U denoncua nga deputetja e PS-së, shoqërohet në Komisariat Arvina
Ilustrim: Iris Luarasi dhje Arvina Lleshi

Aktivistja Arvina Lleshi është ndaluar nga Policia e Tiranës në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi është denoncuar nga deputetja e PS-së, Iris Luarasi, pas incidentit që ndodhi ditën e djeshme në një qendër tregtare, në nisje të seancës së parë parlamentare për këtë sesion.

Pasi është njohur me denoncimin dhe është marrë në pyetje për disa orë, Lleshi është lënë e lirë, teksa jashtë Komisariatit nr. 1 e kanë pritur disa aktivistë të tjerë.

Sipas Edison Likës, Arvina Lleshi është ndaluar në orën një e gjysmë të natës për shkak të denoncimit që i ka bërë Luarasi pas incidentit të regjistruar në qendrën tregtare. Ndërsa më tej, ai tha se sërish sot do të dalin në protestë për të kërkuar drejtësi për të arrestuarit e tjerë.

“Sot mëngjesi na zbardhi në Komisariatin numër 1, ku pritëm Arvinën, që u arrestua në mënyrë të padrejtë teksa po ikte në shtëpi, në orën 1 e gjysmë të natës. Iris Luarasi e ka denoncuar Arvina Lleshin për shkak se ajo i ka plasur të vërtetën në fytyrë sot. Kjo ditë e re na zbardh me një protestë të re. Ne do të jemi aty, para Kryeministrisë, në orën 8, ku do të kërkojmë drejtësi për të gjithë të arrestuarit dhe për të kërkuar arrestimin e Ramës dhe dorëzimin e qeverisë”, u shpreh aktivisti Edison Lika.

Ndërsa vetë aktivistja Lleshi tha se është ndaluar në mënyrë të paligjshme dhe hodhi akuza ndaj policisë se ka ushtruar dhunë ndaj saj. Ajo tha se është shoqëruar nga civilë të paidentifikuar.

“Përveç arrestimit të Ramës, kjo protestë kërkon edhe arrestimin e Berishës, gjithë klasës politike dhe të gjithë atyre që janë të korruptuar. Unë, përveçse u shoqërova në mënyrë të paligjshme, jam shoqëruar edhe në mënyrë të dhunshme. Këtë e tregojnë edhe shenjat që kam në trup nga policia e krimit dhe civilë të paidentifikuar”, tha Lleshi.

Kujtojmë që deputetja socialiste Iris Luarasi paralajmëroi se do të denoncojë aktivistet të cilat i dolën para në ambientet e qendrës tregtare në Tiranë dhe e cilësuan si hajdute, ndërsa me telefona në duar filmuan përplasjen me socialisten.

Përmes një video-mesazhi të shpërndarë, Luarasi theksoi në fjalën e saj se vajzat në fjalë do të përballen me drejtësinë për ofendimet dhe dhunën verbale të ushtruar ndaj saj.

“Sot, duke hyrë në Parlament, disa vajza më zunë pritë. Me sharje, fyerje, tallje dhe duke filmuar spektaklin që kishin përgatitur. Dhe patjetër që për një çast u lëndova, jo se nuk e përballoj kritikën, por se pashë vajza të reja që besonin se poshtërimi i një gruaje ishte mënyra për të mbrojtur gratë. Më thirrën hajdute, por nderin, punën dhe emrin tim nuk lejoi të m’i vjedhë askush. E aq më pak disa vajza që kanë vendosur që ta quajnë dhunën aktivizëm”, u shpreh ajo.

Ndërsa, në mbështetje të deputetes socialiste, doli edhe kryeministri Edi Rama, i cili hodhi akuza ndaj aktivisteve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese