Ngjarja te karburanti në “Brryl”, ISHTI: Zjarri nisi nga një automjet, nuk pati shpërthim të rezervuarëve

9 Shtator 2026 | 10:49

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka dalë me një vlerësim paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur në një pikë karburanti në zonën e Brrylit, në Tiranë.

Sipas ISHTI-së, nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburantit. Nga inspektimi paraprak në një stacion të shitjes me pakicë të karburanteve, dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet që ndodhej në territorin e pikës së karburantit.

“Dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet në territorin e stacionit të karburanteve, i cili është shoqëruar edhe me eksplozion”, bëri me dije ISHTI.

Sipas institucionit, grupi i inspektimit vijon vlerësimin e situatës për të përcaktuar në mënyrë të plotë shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit në një pikë karburanti në zonën e Brrylit, ku më herët u raportua për dëmtimin e tre punonjësve të karburantit. Ata u transportuan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Situata e zjarreve 24 orët e fundit: 13 vatra ende aktive, 8 janë nën mbikëqyrje

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar informacionin mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit nga ora 09:00 e datës 8 shtator deri në orën...
10:19 | 09/09/2026

Skënder Hitaj në Korçë: Policia të jetë më pranë qytetarëve, uniforma të përfaqësohet denjësisht

Komunikimi me qytetarët dhe mënyra se si Policia përfaqëson uniformën kanë qenë në fokus të takimit të zhvilluar sot në Drejtorinë Vendore të Policisë së...
10:04 | 09/09/2026

“Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburantit” – Drejtori i Zjarrfikëses jep detaje nga ngjarja te ‘Brryli’

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Tiranë, Shkëlqim Goxhaj tha në një deklaratë për mediat se zjarri në pikën e karburantit në zonën e Brrylit ka ndodhur...
09:48 | 09/09/2026