Punonjësi i Bashkisë humbi jetën pas kontaktit me energjinë elektrike, arrestohen dy drejtues

9 Shtator 2026 | 10:58

Dy persona janë ndaluar nga Policia në Tropojë, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, lidhur me ngjarjen e rëndë ku një punonjës i Bashkisë humbi jetën dhe tre të tjerë u dëmtuan pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike.

Të ndaluarit janë Ndriçim Gjocaj, 36 vjeç, Drejtor i Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit, dhe Gëzim Hasanpapaj 60 vjeç, Drejtues Teknik i punimeve, të dy banues në Bajram Curri.

Ngjarja ndodhi më 8 shtator, rreth orës 10:00, në rrugën e Dobravës, pranë fshatit Bujan. Sipas hetimeve paraprake, katër punonjës të Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë Tropojë po vendosnin një shtyllë ndriçimi në bazament, kur kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur telat e energjisë elektrike.

Kontakti me telat ka bërë që rryma të përcillet te katër punonjësit. Si pasojë, M. S. humbi jetën, ndërsa A. D., I. D. dhe A. A. u dëmtuan dhe u transportuan në spital. Tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngjarja te karburanti në “Brryl”, ISHTI: Zjarri nisi nga një automjet, nuk pati shpërthim të rezervuarëve

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka dalë me një vlerësim paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur në një pikë karburanti në zonën e Brrylit,...
10:49 | 09/09/2026

Situata e zjarreve 24 orët e fundit: 13 vatra ende aktive, 8 janë nën mbikëqyrje

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar informacionin mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit nga ora 09:00 e datës 8 shtator deri në orën...
10:19 | 09/09/2026

Skënder Hitaj në Korçë: Policia të jetë më pranë qytetarëve, uniforma të përfaqësohet denjësisht

Komunikimi me qytetarët dhe mënyra se si Policia përfaqëson uniformën kanë qenë në fokus të takimit të zhvilluar sot në Drejtorinë Vendore të Policisë së...
10:04 | 09/09/2026