Rinis zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët përhapen në sipërfaqe të gjerë të pyllit

10:34, 09/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka rinisur mëngjesin e sotëm zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, pasi vatra e zjarrit, e cila u shfaq pasditen e djeshme në një pyll me pisha, vijon të jetë aktive.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë, ndërsa zjarri ndodhet larg zonave të banuara.

Operacioni për shuarjen e flakëve ka rinisur që në orët e mëngjesit, me ndërhyrjen e forcave në terren për neutralizimin e vatrës.

Në operacion po marrin pjesë 13 efektivë zjarrfikës të Mallakastrës dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco