Plagosi dy persona në Laparakë mbëmjen e djeshme, shpallet në kërkim autori
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Arbër Krashin, i cili ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së 8 shtatorit në Laprakë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy persona.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:20 në zonën e “Fushës”, në Laprakë. Nga të shtënat u plagosën 35-vjeçari Dashamir Tahiri dhe 39-vjeçari Bledar Dauti. Të dy u dërguan në spital dhe, sipas policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Fillimisht, uniformat blu shpallën në kërkim Arbër Krashin, me qëllim marrjen e tij në pyetje dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, të plagosurit nuk kanë dhënë sqarime të plota për motivet e konfliktit apo autorin e të shtënave.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit dhe nisi hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa vijojnë verifikimet për të zbardhur dinamikën dhe motivet e konfliktit.
Në njoftimin paraprak, policia bëri me dije se dy personat ishin paraqitur në spital të dyshuar të plagosur me armë zjarri dhe se shërbimet po punonin për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.
Shpallja në kërkim e Krashit pritet t’u japë hetuesve më shumë të dhëna për dinamikën e ngjarjes dhe rrethanat që çuan në përdorimin e armës.
Karakaçi: 85 mln euro grant nga BE për ujërat e ndotura në Durrës, nisin punimet për projektin madhor
Rama reagon pas sjelljes së protestuesve ndaj deputetes Iris Luarasi: E neveritshme
Rama mbledh drejtuesit politik në “Vilën e Kuqe”, zbulohet ora
- 12:33 Vuçiç shpërndan Parlamentin, Serbia shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme
- 12:29 ‘S’ka popull serb në Kosovë’ – Vetëvendosje e quan skandaloz propozimin e Listës Serbe
- 12:22 Vetëdorëzohet autori i plagosjes së 29-vjeçarit në Kukës
- 12:19 Presidenti i Ceutës i kërkon BE-së të ndërmarrë veprime të forta kundër Marokut, pasi qyteti është ‘në prag të kolapsit’
- 12:17 Karakaçi: 85 mln euro grant nga BE për ujërat e ndotura në Durrës, nisin punimet për projektin madhor
- 12:11 Athina merr masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë, ndërsa Evropa jep alarm sigurie