Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Më shau familjen!” Gjykata e la në arrest shtëpie, çfarë DËSHMOI Jozi: E godita vetëm njëherë me shpullë në gjaknxehtësi e sipër

Shkruar nga Newsbomb
“Më shau familjen!” Gjykata e la në arrest shtëpie,
Jozi Marku

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga seanca me dyer të mbyllura e cila la në arrest shtëpie këngëtarin Jozefin Marku dhe shoferin e tij Kristjan Nikolli. Të cilët akuzohen për dhunën ndaj ish-banorit të BBVK Eduard Kuçi në afërsi të mbikalimit të Rinasit në Tiranë.

Në dëshminë e dhënë Jozefin Marku është mbrojtur duke thënë se ka vepruar në gjaknxehtësi pasi Kuçi i kishte “sharë familjen”.

“Kërkoj ndjesë për veprimin. E kam kryer në gjaknxehtësi e sipër. Nuk e njihja më parë Eduard Kuçin. E kam njohur në rrjetet sociale, ku më ka sharë familjen. E kam goditur vetëm një herë me shpullë, duke i thënë të më kërkojë falje që më ka sharë familjen”, është shprehur Jozi sipas Top Channel.

Ndërsa shoferi i tij Kristjan Nikolli është shprehur se nuk ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes, ndërsa sa i përket municionit që i është gjetur në banesë tha se ishte i ndryshkur dhe i papërdorshëm.

“Unë atë natë që ka ndodhur ngjarja kam qenë në një dasëm, nuk kam qenë prezent në vendngjarje. Unë Jozin e kam mik, këtë e dinë të gjithë. Fishekët që keni gjetur në shtëpinë time ishin të ndryshkur, nuk e di përse ishin aty”, ka dëshmuar ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese