E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I dënuar në Bari për trafikim droge, ekstradohet nga Shqipëria në Itali 41-vjeçari (EMRI)

Ilustrim · Vizion Plus

Ervis Deti 41 vjeç është ekstraduar nga Shqipëria në Itali.

Ai u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Deti është dënuar nga drejtësia në Bari për trafikim të lëndëve narkotike.

“Interpol Tirana/ Në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, është finalizuar procedura për ekstradimin nga Shqipëria në Itali të shtetasit E. D., 41 vjeç, të cilit, në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Bari, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, njofton policia.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh