Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shehaj dhe Kapri çojnë në Parlamentin gjerman protestën e flamingove: Beteja e Tiranës, duhet të mbështetet në çdo kryeqytet të Europës (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Shehaj dhe Kapri çojnë në Parlamentin gjerman protestën e
Shehaj dhe Kapri në Parlamentin gjerman

Dy deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri ndodhen në Berlin, ku po marrin pjesë në punimet e Parlamentit gjerman, me ftesë të partive atje. Ata kanë munguar dje në protestën qytetare në Tiranë, për shkak të këtij angazhimi, por e kanë çuar zërin e saj në Gjermani.

Shehaj dhe Kapri thonë se janë takuar me Peter Beyer, deputet i CDU-së dhe drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman, dhe Niels von Redecker, drejtori për Ballkanin Perëndimor në ministrinë e Jashtme Gjermane.

"Thirrja e shqiptarëve për ndryshim po dëgjohet në gjithë Europën. Kërkojnë ndryshim, drejtësi dhe një Shqipëri të çliruar nga korrupsioni. Kërkojnë fundin e këtij sistemi politik dhe ndërtimin e të ardhmes së tyre në Shqipëri.

Për të ardhmen e Shqipërisë folëm me Peter Beyer, deputet i CDU-së dhe drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman dhe Niels von Redecker, drejtori për Ballkanin Perëndimor në ministrinë e Jashtme Gjermane", shkruan Agron Shehaj.

Kreu i Partisë Mundësia dhe deputeti tjetër i saj, kanë qenë pothuajse çdo mbrëmje në bulevardin e protestës, bashkë me disa parti të tjera të vogla opozitare. Ata janë ndër të paktët aktorë politikë që qytetarët kanë pranuar në mesin e tyre.

"Beteja e rinisë shqiptare që zhvillohet në Tiranë, duhet të mbeshtetet në çdo kryeqytet të Europës", thekson Agron Shehaj nga Berlini.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese