Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar zhvillimin e një interpelance me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, për politikat fiskale të qeverisë dhe masat për uljen e kostos së jetesës dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve.
Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Blushi kërkon të dijë se çfarë masash po planifikon qeveria për të ulur çmimet e ushqimeve, karburanteve dhe produkteve të tjera bazë.
Një nga kërkesat kryesore të deputetit është ulja e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 5%. Sipas tij, Shqipëria ka një TVSH më të lartë për këto produkte krahasuar me disa vende të rajonit.
Blushi kërkon gjithashtu uljen ose pezullimin e disa taksave mbi karburantet, me qëllim uljen e çmimit të naftës.
Në kërkesën e tij, deputeti sjell si shembull edhe masat e marra nga Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut për të ulur koston e jetesës.
“Kjo interpelancë synon të marrë përgjigje të plota dhe të dokumentuara mbi një çështje që prek drejtpërdrejt mirëqenien ekonomike të qytetarëve shqiptarë, sa po bën shteti për të ulur koston e jetesës dhe sa është i gatshëm të përdorë instrumentet fiskale për t’i rikthyer familjeve shqiptare një pjesë të fuqisë së tyre blerëse.”, thekson ai.
© SYRI.net
FRANCE24: Zemërimi i shqiptarëve nuk shuhet as pas 100 ditësh protestë, kërkohet largimi i Ramës
‘Protestuesit u dhunuan barbarisht nga persona pa uniformë’/ Eurodeputetët ngrenë shqetësimin, Rama i sulmon me fyerje
VIDEO/ Ermal Nufi i ikën si ‘Raketë’ pyetjeve të Syri Tv, hesht për audiopërgjimin për trafik armesh