Messi pranë blerjes së klubit të dytë në Spanjë

9 Shtator 2026 | 13:50

Lionel Messi është pranë blerjes së një tjetër klubi në Spanjë, pasi ka arritur një marrëveshje paraprake për të marrë drejtimin e Eldenses, klubit që aktualisht garon në divizionin e dytë spanjoll.

Sipas ESPN, marrëveshja ende duhet t’i nënshtrohet përfundimit të procedurave të verifikimit dhe miratimit nga Këshilli Kombëtar i Sportit të Spanjës (CSD).

Eldense është aktualisht në pronësi të grupit kolumbian të investimeve Grupo TH, i cili ka në pronësi edhe klube në Kolumbi dhe Zvicër. Nëse marrëveshja finalizohet, Eldense do të bëhet klubi i dytë në Spanjë në pronësi të Messit.

39-vjeçari më herët gjatë këtij viti bleu klubin Cornellà, që militon në divizionin e pestë spanjoll. Megjithatë, Eldense do të ishte investimi i parë i Messit në një klub profesionist në Spanjë, pasi Cornellà konsiderohet klub gjysmë-profesionist.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spektakli i Championsit vazhdon, sot në mbrëmje përballje gjigantësh në Evropë

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me një tjetër mbrëmje të mbushur me ndeshje spektakolare, vetëm një ditë pas përballjeve të zhvilluara mbrëmë në nisje të...
09:32 | 09/09/2026

Champions League! Spektakël golash, City dhe Real Madrid nisin me fitore

Champions League dhuroi një mbrëmje të pasur me gola dhe emocione, teksa gjashtë ndeshje u zhvilluan mbrëmjen e së martës, 8 shtator. Manchester City mori një...
09:10 | 09/09/2026

“Topi i Artë” 2026, 5 trajnerë luftojnë për çmimin prestigjioz

Pesë trajnerë janë në garë për çmimin e trajnerit më të mirë në “Topin e Artë” 2026. Janë bërë të ditur pesë të nominuarit për...
17:55 | 08/09/2026