• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

14:03 : 09/09/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Nga Andi Bushati

Dalja në plan të parë e një biznesmeni kontrovers si Ron Yeffet (ky është emri i përdorur më shumë nga milioneri hebre), që deri më tani njihej vetëm në korridoret e errëta të pushtetit, ka njollosur edhe më shumë kontratën e re të Besës, që Edi Rama po kërkon të gëlltitet nga shqiptarët. Intervista e Çim Pekës me Arben Ahmetajn ka treguar edhe njëherë se, ndërkohë që bën përpjekje publike për kthimin e besimit të qytetarëve, kryeministri vepron në kulisa për ti ngulur thika pas shpine atyre.

Por, deri këtu kemi të bëjmë me një film të konsumuar. Ajo që është interesante e që lidhet me mënyrën propagandistike të Besës, si një orvatje për të shitur ëndërra të mëdha, është rruga që ndoqi Yeffet për tu promovuar, pasi u vendos projekti që atij ti faleshin pasuri publike.

Tani të gjithë e dinë me fakte se ky biznesmen që bënte para me republikat e bananeve në Afrikë, ishte një njohje e vjetër e Edi Ramës. Falë mikut kryeministër ai kishte dashur të negocionte borxhin e jashtëm të vendit, të rrëmbente truallin e ambasadës sonë në New York, apo të bëhej partneri i kompanisë tashmë të falimentuar, Air Albania. E megjithatë, interesante është të shihet se më ç‘kujdes u pergatit futja e tij në skenë.

Për më tepër se një vit, Edi Rama pompoi një sipërmarëse të re që kishte lënë Turqinë, për të vijuar ëndrrën e prodhimit të makinave në vendin e saj. Ai e ftoi atë në podkastin e vet “Flasim”, e bëri të tregojë fëmijërinë, adoleshencën familjen dhe Bulqizën prej nga vinte. Përkundi në sytë e publikut vegimin se për herë të parë edhe në këtë tokë, ku dikur të kishte një veturë konsiderohej krim, tani do të prodhoheshin makina 100% “made in Albania”. Madje me një ceremonialitet teatral ai i tha Arietës që e dëgjonte si një kukull naive: “Unë do të vij të punoj falas si hamall në kompaninë tënde”. Mediat që marin urdhër u vunë të gjitha në punë për ti bërë reklamë një bjondineje të re, të cilës i kishte bërë porosi për karroceri ambulancash edhe vetë OKB-ja. Fabula e sipërmarëses që e shpie industrinë tonë në maja të paimagjinuara u vu në punë.

Lexo edhe:

Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh/ SPAK nis verifikimet, sekuestrohen përgjimet

“Rama dhe Ron Yeffet trafikantë armësh”/ PD: Do kërkojmë zbardhjen e aferës te ndërkombëtarët

Po ç‘fshiej pas saj? Në pranverën e vitit 2025 qeveria mori vendim për të krijuar partneritet publik privat në fushën e mbrojtjes. Kompania shtetërore Kayo (regjizori ishte kujdesur edhe për emrat, duke evokuar atentatorin Kajo Karafili dhe dhe makinat emrin Shota, sipas gruas së Azem Galicës), u fut në marëdhënie për të krijuar një ndërmarrje të përbashkët me Timak të Arjeta Pucës. Kjo e fundit 80%, shteti vetëm 20%.

Në të njëjtën distance të papërfilshme kohore Arieta Puca, pra sirena e industrisë ushtarake rilindase, e shiti për 500 euro, gjysmën e kompanisë së saj. Po kujt? Këtu del sërish në skenë Ron Yeffet. Me ato para xhepi ai bëhet atutomatikisht pronar i një 40 %-shi, që merr fonde nga buxheti i shtetit, por duke iu shmangur çdo lloj kontrolli, gare publike apo tenderi (e thotë edhe përgjatë përgjimit, si në Shqipëri po ashtu edhe në Afrikë ai i urren ato).

Episodi i hapjes së perdes për të është një mizanskenë e përgatitur me talent. Alibitë janë të gjitha gati: Krijimi i kompanisë të re nuk po bëhet me qëllim përfitimi personal, por për të furnizuar denjësisht ushtrinë shqiptare me armatim, madje edhe për ti rishitur ato si një aktor dinjitoz në tregun ndërkombëtar. Favori nuk po i bëhet një miku personal të Ramës, por po stimulohet një pioniere e afirmuar e indusrisë shqiptare të luftës. Në këtë skenar, ku regjizori i ka lënë Arieta Pucës një rol qëndror, ajo është në fakt vetëm idiotja e dobishme e fabulës. Ajo natyrisht mund të punojë dhe fitojë diçka, por i gjithë promovimi, shfaqja në podkast, jehona mediatike që e fryu historinë e suksesit të një emigranteje dhe përkundja e ëndrrës së futjes së Shqipërisë në tregun ndërkombëtar luftarak, i shërben një tjetër qëllimi: dërgimin pa asnjë kontroll në duar të Ron Yeffet, të parave të buxhetit të shtetit.

Ky është në fakt thelbi i kësaj historie, të përsëritur me dhjetra herë këto 13 vjet, që nga ndërhyrja mbi Lazarat për të kanabizuar më pas gjith vendin, që nga “Fundi i marrëzisë”, për të kapur lojrat e fatit e deri fryrja e plehrave në qytete për ti hapur rrugë inceneratorëve, apo përqëndrimi i tenderave te një strukture inovatore si AKSH, për i kaluar në fakt te Ergys Agasi.

Por, sa do më i madh të ketë qenë dëmi apo gropa financiare e këtyre precedentëve, nga pikpamja e trillimit artistik, përdorimi i fabulës së Arietës, për ti hapur rrugën Ronit, nuk ka të krahasuar për nga gjenialiteti artistik me paraardhëset. E duke thënë “Chapeau artiste” për këtë trillim, ndërsa rishikojmë episodet e tij ne kuptojmë më mirë edhe devizën e rilindjes: Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet.

Kjo është metoda e konfirmuar e punës së ortakut besprerë të Ron Yeffet. E prandaj me të njëjtën logjikë duhet kërkuar edhe se ç‘qëndron pas platformës që ai po propogandon javët e fundit, me të madhe, para shqiptarëve. Mos ndoshta pas kësaj ëndërre me një besëlidhje të re qëndrojnë gropat që po përgatiten në shëndetësi dhe në përdorimin e teknologjisë së epokës post AKSH? /Lapsi.al

Etiketa: arben ahmetajdenoncimEdi RamaKayoRon Yeffettrafik armesh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh/ SPAK nis verifikimet, sekuestrohen përgjimet

13:34 : 09/09/2026
AKTUALITET

“Rama dhe Ron Yeffet trafikantë armësh”/ PD: Do kërkojmë zbardhjen e aferës te ndërkombëtarët

12:31 : 09/09/2026
AKTUALITET

Media prestigjioze italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

12:24 : 09/09/2026
AKTUALITET

Rama mbron Iris Luarasin dhe sulmon Demokratët Europianë: Dembelë! A nuk keni turp…

12:17 : 09/09/2026
AKTUALITET

Demokratët Evropianë: Nën udhëheqjen e Ramës, Shqipëria në një provë serioze të demokracisë!

12:05 : 09/09/2026
AKTUALITET

Rama takim me drejtuesit politikë/ Mbledhje me dyer të mbyllura te “Vila e Kuqe”

11:08 : 09/09/2026

TË GJITHA

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

14:03 : 09/09/2026

Vritet 35-vjeçari shqiptar në Itali, gjendet i lidhur në një makinë të fundosur në ujë. Dyshimet e policisë

14:00 : 09/09/2026

Euro në rënie edhe për shtatorin, pranë thyerjes së kufirit të 92 lekëve

13:55 : 09/09/2026

Kurti: Pa zgjedhjen e presidentit, konstituimi i Kuvendit nuk i shmang zgjedhjet e reja

13:47 : 09/09/2026

Rezultati i PISA-s/ Studiuesi: Të dhënat e Shqipërisë me sinjal të kuq! Dyshohet se janë fasifikuar

13:35 : 09/09/2026

Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh/ SPAK nis verifikimet, sekuestrohen përgjimet

13:34 : 09/09/2026
Visi i Pojës

Pjesë e grupit të Visit të Pojës, ekstradohet drejt Italisë Ervis Deti

13:25 : 09/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com